KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhjetëra të vrarë në Gazë, teksa përgatitjet rreth bisedimeve për armëpushim po vijojnë
Botë

Dhjetëra të vrarë në Gazë, teksa përgatitjet rreth bisedimeve për armëpushim po vijojnë

Kosova News
Kosova News 21:44 -24/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Së paku 50 palestinezë janë varë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Rripit të Gazës, kanë thënë zyrtarët të shtunën.

Izraeli kreu sulme ajrore derisa përgatitjet për bisedimet e nivelit të lartë për armëpushim vazhduan të shtunën në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Në mesin e të vrarëve janë 11 anëtarë të një familjeje, përfshirë dy fëmijë. Ata humbën jetën kur një sulm ajror izraelit e goditi shtëpinë e tyre në qytetin Han Junis mëngjesin e së shtunës, sipas Spitalit Nasser, ku u dërguan trupat e tyre dhe të plagosurit.

Në këtë spital u dërguan trupat e 33 njerëzve të vrarë nga tri sulme të ndara ajrore brenda dhe përreth Han Junisit.

Spitali i Martirëve Al-Aqsa ka thënë se i ka pranuar trupat e tre personave të vrarë nga një sulm tjetër.

Shtatëmbëdhjetë të tjerë u vranë kur një sulm ajror goditi një rrugë në Han Junis, përfshirë udhëtarë dhe kalimtarë rasti, ka njoftuar Spitali Nasser.

Ushtria e Izraelit ka thënë se është duke i shqyrtuar raportimet, por nuk deshi të komentojë.

Associated Press ka raportuar se gazetari i saj në spitalin e Gazës i ka numëruar trupat dhe e ka xhiruar varrimin e tyre në oborrin e spitalit.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Ekspertët u takuan të shtunën për t’i zgjidhur çështjet teknike dhe për ta hapur rrugën për bisedimet e nivelit të lartë të dielën, që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit.

Një delegacion i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – mbërriti të shtunën në Kajro për t’u takuar me zyrtarët e Egjiptit dhe Katarit, tha zyrtari i Hamasit Mahmod Merdaëy.

Ai ka theksuar për Associated Press se Hamasi nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedime të dielën, por do të njoftohet nga Egjipti dhe Katari.

Përpjekjet diplomatike për arritjen e armëpushimit në Gazë janë rritur, për shkak të frikës nga rreziku i shpërthimit të një lufte të gjerë rajonale, pas vrasjes së dy liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut, për të cilat u fajësua Izraelit, dhe kërcënimeve për hakmarrje.

Izraeli dhe Hamasi kanë mospajtime rreth korridorit Filadelfi përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin, dhe korridorit Netzarim në mes të territorit. Hamasi kërkon tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngulur këmbë në vazhdimësi se Izraeli duhet ta kontrollojë korridorin Filadelfi, duke thënë se qëllimi është të parandalohet riarmatosja e Hamasit dhe përsëritja e sulmit të 7 tetorit në Izrael.

Ai gjithashtu i ka mohuar raportimet se Izraeli është i gatshëm të pranojë vendosjen e një force ndërkombëtare në atë korridor.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 24/08/2024 24/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?