KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhjetëra të arrestuar në Rusi pas homazheve për Navalnyn e solidaritetit me Ukrainën
Botë

Dhjetëra të arrestuar në Rusi pas homazheve për Navalnyn e solidaritetit me Ukrainën

Kosova News
Kosova News 12:55 -25/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi më 24 shkurt, për shkak se po bënin homazhe për liderin e ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, dhe po e shënonin dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas grupit për të drejte njeriut, OVD-Info, ata u arrestuan gjatë përkujtimeve në nëntë qytete ruse.

Njëzet e shtatë nga të arrestuarit kishin vendosur kurora me lule për nder të Navalnyt, i cili vdiq nën rrethana të paqarta më 16 shkurt në një burg të largët rus në Arktik.

Njëzet gra të ushtarëve rusë, të cilat po merrnin pjesë në një tubim të thirrur nga një grup për trajtim më të mirë të rekrutëve, u arrestuan së bashku me tre persona që po protestonin kundër luftës.

Dje u bënë dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

Kjo lufta ka sjellë pasoja shkatërruese për njerëzit në Ukrainë. Sipas të dhënave që publikuan Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar, mbi 10.000 civilë u vranë, në mesin e tyre mbi 560 fëmijë. Shifrat reale, megjithatë, besohet të jenë shumë më të larta.

Autoritetet ruse i kanë shtypur vazhdimisht protestat kundër asaj që Moska e quan “operacion ushtarak” në Ukrainë dhe kanë arrestuar qytetarët që e kanë kundërshtuar luftën e tyre atje.

Ndërkohë, në ditët pas njoftimit për vdekjen e Navalnyt, policia ruse i ka shtypur përpjekjet për ta përkujtuar vdekjen e tij, duke i larguar memorialet e improvizuara për nder të tij në disa qytete ruse, si dhe duke i arrestuar qindra njerëz.

Navalny ka qenë kritiku më i madh i liderit rus për vite të tëra.

Në gusht 2020, Navalny ishte helmuar me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë e kishte fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.

Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg.

Gjithashtu lexoni:

X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë

HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri

Kosova me potencial për t’u bërë qendra kryesore e kriptos në Ballkan dhe Evropë

Fico anashkalon gjysmën e Evropës për të arritur te Putini

Kardinalët i betohen Papës së ri, njëri pas tjetrit

Kosova News 25/02/2024 25/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit
10:29 -09/05/2025
Murati: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë
10:16 -09/05/2025
Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së
09:51 -09/05/2025
Basha: Haxhiu përsëri kandidate, opozita është fut në rrugë pa krye
09:49 -09/05/2025
OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik
09:14 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?