Kadetët nga Qendra për Studime Universitare (QSU) e FSK-së, kanë përfunduar me sukses Kampin e Avancuar 2023.
Ky aktivitet ka sfiduar kadetët në planifikimin dhe ekzekutimin e misioneve nga togu deri në nivel kompanie.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se ata janë vlerësuar në modulet e operacioneve ushtarake I dhe II të Programit Profesional.
“Udhëheqja e trupave dhe operacioneve nën presionin e kohës, pagjumësisë, ngarkesës fizike dhe informacionit të shtuar nuk e ka lëkundur aspak performacën e pashoq të kadetëve të QSU-së”, ka shkruar ai në rrjetin social.












