KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Detaje nga Brukseli, targat gati punë e kryer, bllokadë për “letrat e bardha”
Politikë

Detaje nga Brukseli, targat gati punë e kryer, bllokadë për “letrat e bardha”

Kosova News
Kosova News 18:44 -18/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa javë përgatitje, paratakimet në NATO, angazhimi i SHBA-së dhe pesë orë bisedime nuk qenë mjaftueshëm të frytshme sa për t’u arritur ndonjë marrëveshje mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq. Ku kanë ngecur palët? Çka konsiderohet punë e kryer deri tash mes Kosovës dhe Serbisë? Pse është i pakënaqur emisari amerikan? Express ju sjell detajet që ka mësuar nga takimi i sotëm.

Ndonëse pritjet ishin për ndonjë marrëveshje, kur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell u lajmërua tek pasdite, tha se takimi i sotëm ishte “jonormal” dhe ishte thirrur “për menaxhim krizash”.

Gazeta Express ka marrë vesh që sot aty është diskutuar për çështje të hapura, për të cilat palët s’janë pajtuar me njëra-tjetrën. Shpresat e ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian janë që të mbahet një takim tjetër, para 1 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës është zotuar se do të fusë në fuqi vendimin për reciprocitet me targa dhe dokumentet e lëshuara nga Serbia.

Siç mëson Gazeta Express, “eliminimi i letrave të bardha”, pra ato që jepen në Serbi kur një shtetas kosovar hyn në territorin e saj, janë pengesa që s’po tejkalohet në këto bisedime.

Me 31 korrik, situata u tensionua pak orë para se të hynte në fuqi vendimi me të cilin Kosova, si Serbia, do t’i pajiste shtetasit serbë me një dokument “hyrje/dalje”. Po ashtu, nuk do të lejoheshin më targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia për Kosovë.

Kjo çështje, sipas informacioneve që i ka Express, nuk ka kthim mbrapa. Ndërmjetësuesit përkrahin vendimin e Qeverisë së Kosovës.

“Ndërmjetësit dhe palët konsiderojnë se çështja e targave është e mbyllur, rrjedhimisht serbët duhet t’i marrin targat e Kosovës”, i ka thënë një burim Gazetës Express.

Përveç dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që morën pjesë në takimin e sotëm, në Bruksel, ka shkruar edhe Gabriel Escobar, i angazhuari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Express mëson se emisari amerikan është i pakënaqur me Kurtin, pasi që, sipas një burimi, në takim me Blinkenin ka shfaqur mospranueshmëri me dokumentin e Marrëveshjes për të Zhdukurit. Marrëveshja për të zhdukurit, e negociuar nga Skender Hyseni, ishte konsideruar si “marrëveshje e përfunduar”.

Borrell tha sot pas takimit 5-orësh, se nuk ka marrëveshje, por shpresat e tij janë që të ketë takime të tjera, para 1 shtatorit.

“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha se Kurti dhe Vuciq kanë pasur mundësinë që të shpalosin pikëpamjet lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse./Express

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Kosova News 18/08/2022 18/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?