Për të dytën herë ka dështuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur për të diskutuar propozim-vendimin për ta dërguar në shqyrtim publik draftin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2025-2033.
Edhe kësaj radhe shkak i dështimit ishte mungesa e kuorumit, pasi nuk morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.