Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit.
Në këtë seancë, pikë e rendit të ditës ka qenë propozim-vendimi për vënien në shqyrtim publik të Projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.
Një reagim mbi situatën e krijuar e ka bërë edhe asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla.
Në reagimin e tij, ai ka pohuar se “PZHK-ja e Përparim Ramës së LDK-së, e paligjshme, joprofesionale dhe e dëmshme për qytetin, nuk kalon”.
“Prishtina do ta ketë PZHK-në e saj, të ligjshme, të drejtë dhe zhvillimore, që në vitin e parë të mandatit të ardhshëm qeverisës. Prishtina nuk dorëzohet. As nuk shitet, as nuk tjetërsohet”, tha ai.
Tutje, Sveçla ka shkruar se kush qëndron, fiton.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se opozita po kërkon transparencë, por se ajo po e bllokon Planin Zhvillimor Komunal të dalë në konsultim publik.