KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështimi i Prokurorisë në mbledhjen e provave për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, RrGK: Të merren masa disiplinore ndaj prokurorëve
Politikë

Dështimi i Prokurorisë në mbledhjen e provave për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, RrGK: Të merren masa disiplinore ndaj prokurorëve

Kosova News
Kosova News 10:31 -26/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, duke theksuar se ka neglizhim institucional, mos hetim të rastit dhe dështim në mbledhjen e provave të rastit të dhunimit.

RrGK thekson se përmes mediave janë informuar se gjyqtari ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj pesë  personave, dy të dyshuar madhorë dhe tre të mitur për dhunimin e 11-vjeçares në muajin gusht 2022.

“Sipas gjyqtarit Adnan Isufit, ‘aktakuza nga prokuroria nuk është e qartë, është e ngatërrueshme dhe përshkrimi faktik nuk përputhet me kualifikimin juridik të veprave penale’. Mos hetimi i rastit siç duhet dhe aktakuza jo e duhur nga ana e prokurorisë dërgon në dështime të njëpasnjëshme institucionale nga të cilat dhunuesit janë të lirë dhe ky neglizhim dërgon në raste recidive”, thuhet në reagim.

Në vazhdën e lajmeve për dhunime dhe vrasje të grave, Rrjeti i grave thekson se prokurorët dështojnë që të hetojnë rastet dhe të përpilojnë akuza sipas veprave penale të cilat parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Andaj, vajzat dhe gratë përveç që duhet të luftojnë dhunuesit, duhet të luftojnë edhe institucionet patriarkale të cilat nuk e trajnojnë me seriozitet jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave.

Dështime të tilla nga ana e prokurorisë dërgojnë në zvarritje të lëndëve penale dhe në dekurajim të viktimave të dhunës me bazë gjinore që ato të paraqesin rastet dhe të kërkojnë drejtësi”, thuhet më tej.

Rrjeti i Grave kërkon nga Prokuroria që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet kërkesa në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

“Gjithashtu kërkojmë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të marrë veprimet e duhura lidhur me gjetjen e shkaktarit mbi atë që kemi aktakuza të dobëta që hidhen poshtë nga gjykatat. Në të njëjtën kohë duke marrë edhe masat disiplinore ndaj prokurorëve përkatës. Kjo me qëllim që të krijohet besimi tek ky institucion ngase vazhda e veprimeve të tilla çon në dekurajim të rasteve dhe raportim të tyre nga ana e viktimave të dhunës seksuale.

RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 038 245 850”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje

Specialja rrëzon mocionin në rastin për administrim të drejtësisë

Kosova News 26/01/2023 26/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë
18:16 -23/06/2025
Izraeli paralajmëron sulme tjera ndaj Iranit, u bën thirrje banorëve të Teheranit që të qëndrojnë larg zonave ushtarake
18:04 -23/06/2025
Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik
17:28 -23/06/2025
Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë
17:19 -23/06/2025
NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan
16:14 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?