KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari i nëntë dëshmon në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Siguri

Dëshmitari i nëntë dëshmon në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

KosovaNewss
KosovaNewss 14:18 -14/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur dhënien e dëshmisë së tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01602.

Karshi këtij dëshmitari ZPS ka paraparë dy orë kohë për parashtrimin e pyetjeve të saj, ndërsa mbrojtësi i viktimave ka kërkuar 15 minuta e ekipet e mbrojtjes të të akuzuarve kanë paraparë 6 orë pyetje.

Për shkak të masave mbrojtëse u kërkua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që marrja në pyetje e këtij dëshmitari fillimisht të bëhet në seancë të mbyllur për publikun, prandaj edhe seanca po zhvillohet e mbyllur.

E para se të fillojë dëshminë e tij dëshmitari i nëntë i ZPS-së, trupi gjykues në seancën e sotme gjyqësore në seancë publike trupi gjykues parashtroi disa pyetje për dëshmitarin e tetë në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Gjykatësi, Fergal Gejnor kërkoi të di se në qendrën e ndalimit në Bajgorë kush i shikonte personat e ndaluar. Më pas, dëshmitari tha se kjo ishte përgjegjësi e policisë ushtarake.

Gejnor: Kush e kishte në dorë dhe kush e vendoste se kush hynte dhe i shikonte të ndaluar.

Dëshmitari: Policia ushtarake ishte.

Po ky gjyqtar parashtroi disa pyetje për mënyrën e komunikimit si dhe për marrëdhëniet që kishte brigada ku dëshmitari tetë ishte anëtarë me policinë ushtarake.

Lidhur me këtë dëshmitari u shpreh se përmes personit katër zhvillohet komunikimi.

Gejnor: A keni mundësi të përshkruani se cila ishin marrëdhëniet e punës midis togut apo brigadës tuaj dhe policisë ushtarake, si do t’i përshkruani këto marrëdhënie të punës.

Dëshmitari: Ne kemi qenë disa grupe të togeve të cilat kemi pasur një përgjegjës. I kemi pasur katër apo pesë toge, nuk më kujtohet sigurisht përmes personit 4 është bërë komunikimi tek personi dhe kjo ka qenë forma e komunikimit, sa i përket policisë ushtarake vetëm e di se kanë për kohën që kanë pas e di qenë edhe për rregull ushtarak”

Sa i takon mënyrës se si informoheshin për zhvillimet gjatë ditës, dëshmitari tetë deklaroi se informacionet i merrnin përmes mediave të shkruara.

Ndërsa, gjykatësi tjetër, Genël Metro krahas disa pyetjeve specifike për disa të ndaluar kërkoi të di se kush bënte roje për personat e ndaluar, dëshmitari i tetë i ZPS-së u shpreh se këtë e bënte policia ushtarake.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020,

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

KosovaNewss 14/06/2023 14/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?