KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja Kusari-Lila dhe ministrja Gërvalla në Kanada, zhvillojnë takime të rëndësishme
Politikë

Deputetja Kusari-Lila dhe ministrja Gërvalla në Kanada, zhvillojnë takime të rëndësishme

Kosova News
Kosova News 10:15 -28/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se për herë të parë në historinë e shtetit tonë të ri, u zhvillua një takim bilateral në Kanada midis ministreve të Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Kosovës, ministres Melanie Joly dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas saj, Kanadaja, si një nga mbështetësit dhe miqtë e Kosovës, ka ndihmuar dhe përkrahur Kosovën në të gjitha fazat e zhvillimit të saj si shtet.

“Prandaj, bashkëpunimi dhe thellimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është i natyrshëm dhe i rëndësishëm për forcimin e shtetësisë tonë.

Kjo mbështetje në raportet diplomatike po shprehet në mikpritjen e ngrohtë gjatë kësaj vizite të delegacionit nga Kosova në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa dhe në gatishmërinë e Qeverisë dhe Parlamentit Kanadez për të thelluar bashkëpunimin në sektorët strategjikë të vendit tonë. Në cilësinë e kryetares së Grupit parlamentar të miqësisë Kosovë-Kanada, po shoqëroj zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, gjatë vizitës dyditore në Ottawa.

Dje, u mbajtën takime me ministren e Jashtme, Melanie Joly, ministrin për Zhvillim Ndërkombëtar, Ahmed Hussen, sekretaren parlamentare për Mbrojtje dhe Siguri, Marie-France Lalonde dhe dy drejtuesit e komisioneve parlamentare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, John McKay, dhe Punëve të Jashtme, Peter Boehm.

Sot, takimet vazhdojnë në Parlamentin Kanadez, ku do të takohemi me kryetaren e Grupit parlamentar të miqësisë Kanada-Kosovë, znj. Anita Vandenbeld dhe sekretarin parlamentar për Punë të Jashtme, Robert Oliphant.

Kanadaja jo vetëm që ka qenë, por do të vazhdojë të jetë një shtet mik me të cilin ndajmë vlerat dhe parimet demokratike që karakterizojnë një demokraci progresive”, ka shkruar ajo

Gjithashtu lexoni:

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Kundërsulm i menjëhershëm, Irani godet Izraelin me raketa – panikohen izraelitët

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Kosova News 28/05/2024 28/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit
20:21 -15/06/2025
Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
19:51 -15/06/2025
Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik
19:10 -15/06/2025
Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
18:45 -15/06/2025
Borussia Mönchengladbach kërkon të transferojë dy vëllezërit binjakë kosovarë
18:25 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?