KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja Kryeziu: U.D e drejtoreshës së ARBK-së e konfirmon se pronari i Klan Kosovës kishte aplikuar me pasaportë ku vendlindja figuron Peć/Serbia
Lajme

Deputetja Kryeziu: U.D e drejtoreshës së ARBK-së e konfirmon se pronari i Klan Kosovës kishte aplikuar me pasaportë ku vendlindja figuron Peć/Serbia

KosovaNewss
KosovaNewss 12:01 -27/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu ka thënë se tashmë është konfirmuar edhe nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, Lebibe Haliti, që në vitin 2014, personi me emrin Florent Nallbani, aplikon pranë këtij institucioni për marrjen e pronësisë së Klan Kosova, me pasaportën ku te vendlindja figuron Peć/Serbia.

“Kam adresuar këto probleme tek personat përgjegjës sepse konsideroj që është e qëllimshme dhe e kundërligjshme”, thotë citohet të ketë thënë zonja Haliti.

Tutej deputetja tregon se më 26.11.2008, personi me emrin Aleksandër Frangaj, me prejardhje nga Shqipëria, aplikon në ARBK për regjistrimin e biznesit Klan Kosova. Përpos aplikacionit, nuk figuron asnjë dokument tjetër siç edhe kërkohet me ligj për përmbushjen e dosjes dhe marrjen e vendimit.

“Më 16.08.2013, në ARBK aplikohet për ndryshim të pronarit, me emër Florent Nallbani dhe drejtor Baton Haxhiu. Më 31.01.2014, Gentiana Behluli aplikon në ARBK për ndryshim të pronarit, tek KMedia Coorporation(Shkup), me pronar Florent Nallbani. Ky i fundit, aplikon me pasaportën në të cilin tek vendlindja figuron Peć/Serbia.  Më 03.12. 2015 Blerim Prestreshi aplikon për ndryshimin e pronësisë së Klan Kosova nga KMedia Coorporation tek Seine Group.

Më 27.04.2020 Barlet Imami aplikon për ndryshim pronari nga Seine Group tek KGO Media me prejardhje nga Maqedonia e Veriut dhe pronar Kushtrim Gojani.

Më 11.10.2021 Barlet Imami aplikon për ndryshim pronari nga KGO Media tek KGO Media Investment Holding, me të njejtin pronar Kushtrim Gojani”, ka shkruar deputetja Kryeziu.

Sipas saj, për të gjitha këto ndryshime të pronësisë, kërkesa KPM-së i ka ardhë në vitin 2009, në vitin 2019 për ripërtëritje të liçencës dhe në vitin 2020 kërkesë për ndryshim.

“Çfarë realisht ka ndodhur dhe kush do të jap përgjegjësi për këto skandale të një pas njëshme, që thjeshtë janë aprovuar në heshtje për t’i shërbyer një biznesi”, ka shtruar pyetjen deputetja.

EKSKLUZIVE: Kompania që ka në pronësi Klan Kosovën e regjistruar në Maqedoni si investim nga Serbia, me adresë “Djakovica, Serbia”, Drejtori i Klan Kosovës jep dorëheqje ditën që ia bëjmë pyetjet

Gjithashtu lexoni:

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë

KosovaNewss 27/07/2023 27/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri
23:29 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?