Forumi Parlamentar i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar po i zhvillon punimet në Washington DC, ku në cilësinë e panelistës po merr pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci.
Gjatë adresimit të saj Statovci foli mbi llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë e që siç vlerësoi ajo janë çelës i suksesit dhe zhvillimit ekonomik të një shteti. Duke folur mbi përvojën dhe mbikëqyrjen parlamentare, ajo ka theksuar që Kosova ndonëse demokraci e re është shtet kampion në rajon, në luftë kundër korrupsionit dhe sundimi të ligjit.
Forumi i Bankës Botërore dhe FMN-së, është një platformë që përbashkon deputetët nga 140 shtete të botës, me ç’rast Statovci, si anëtare e Komitetit global të deputetëve të rinj, moderoi edhe panelin për agjendën e gjelbër dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.