Me rastin e 1 Majit, deputetja, Jeta Statovci, ka kritikuar ashpër partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Listën Serbe, duke i akuzuar për bashkëpunim të qëllimshëm në bllokimin e krijimit të institucioneve funksionale në Kosovë.
Sipas saj, këto parti refuzuan votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit pa e dëgjuar fare emrin e kandidatit, çka sipas Statovcit dëshmon mungesë të thellë besimi mes tyre dhe ndaj deputetëve të vet. Ajo shtoi se qasja e tyre po e mban Kosovën peng.