Vajza e Gani Gecit, Marigona, ka shfrytëzuar pozitën si deputete e Kuvendit, për të komentuar komunikatën numër 59 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që u përdor si provë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në akuzat për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Sipas Prokurorisë, komunikata kërkonte “që një individ i etiketuar si kolaboracionist të keqtrajtohej”.
Kjo komunikatë ka qenë për Gani Gecin. Deputetja Geci ka falënderuar dy të akuzuar që, sipas saj, “zbardhën faktin se ajo komunikatë është shkruar nga Thaçi”.
Geci në seancën e Kuvendit të enjten ka thënë se familjen e saj s’ka mundur ta shkatërrojë as shërbimi sekret serb e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq. E shkatërrimin e familjes Geci, deputetja e LDK-së ka deklaruar se nuk mund ta bëjë as Thaçi.
“Mbajeni në mend të gjithë ju se familjen dhe babanë tim s’ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja e Millosheviqi, jo po e shkatërron Hashim Haxhi Polari prej Broje”, ka thënë ajo.
Deputetja ka falënderuar Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të dy të akuzuar për krime lufte në Hagë, për siç thotë ajo, zbardhjen e komunikatës 59 të UÇK-së.
Deputetja Marigona Geci falënderon Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për zbardhjen e Komunikatës nr. 59 ku flitet për babanë e saj, Gani Gecin
Fjalimi i plotë i deputetes Marigona Geci në Kuvendin e Kosovës:
Fillimisht në emër timin dhe në emër të familjes Geci, dua të falënderon Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për zbardhjen e Komunikatës 59.
Pas publikimit të aktakuzës nga prokuroria Sepciale unë e kam lexuar një pjesë të deklaratës së Rexhep Selimit dhënë në këtë prokurori dhe e cila është publikuar edhe në ueb faqen e tyre në gjuhën angleze, rreth babait tim. Rreth bashkëluftëtarit të komandantit, Adem Jashari, njeriut që kreu aksionin e parë kundër forcave serbe.
Dua ta citoj Rexhep Selimin, këtë e gjeni në pikën 55 në paragrafin e fundit të publikuar edhe nga gazetat e Kosovës dhe në gjuhën angleze.
Tani po e citoj një pejsë të deklaratës së Selimit në gjuhën angleze.
Të bnderur deputetë, të nderuar qytetarë së Republikës së Kosovës. Sipas deklaratës së Selimit përmes një thirrje telefonike satelitore, Thaçi ia kishte lexuar tekstin e Komunikatës 59. Kurse Selimi e kishte pyetur Thaçin pse kishte përfshirë të pavërteta për Gani Gecin se gjoja kishte udhëhequr masakrat e serbëve, Thaçi ishte përgjigjur në mënyrë që ta shkatërrojmë plotësisht.
Sipas deklaratës së Rexhep Selimit në versionin në gjuhën angleze Hashim Thaçi pasa kentuar ta shkatërroj familjen time dhe babanë tim.
Edhe në vitin 1945 Serbia e ka djegur dhe kanë munduar ta shkatërrojnë familjen time, por ka shpëtuar babagjyshi im Ademi, 9 vjeçar ishte në atë kohë, ndërsa tani përveç 6 axhallarëve dhe bababit tim jemi edhe 120 anëtarë të tjerë.
Tani këtu në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e Komunikatës 59 dua t’i falënderoj udhëheqësit e Zonës Operative të Drenicës, luftëtarët e Prekazit dhe të Llaushës, të cilët kundërshtuan Komunikatën 59 qysh me datën 8 nëntor 1998.
Dua të falënderoj edhe gazetarin MIlaim Zeka për kontributin e tij në zbardhjen e kësaj komunikate.
Mbajeni në mend të gjithë ju se familjen time e babain tim nuk kanë mundur ta shkatërrojnë UDB-a serbe e Millosheviqit e Hashim Haxhi Polari prej Broje.


