KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja Çudiç u premton ligjvënësve kosovarë mbështetje në KE
Politikë

Deputetja Çudiç u premton ligjvënësve kosovarë mbështetje në KE

Kosova News
Kosova News 16:32 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë pritën në takim zëvendëskryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sabina Çudiç. Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët të të dyja komisioneve, me theks të veçantë për bashkëpunimin ndërparlamentar në fushën e politikës së jashtme.

Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për dialogun në Bruksel, procesin e Berlinit, Marrëveshjen e Dejtonit  si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Fillimisht, kryetarja e Komisionit, Arbëreshë Kryeziu tha se fatkeqësisht Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina nuk kanë raporte të mira bilaterale, por ekzistojnë raporte të mira ndërnjerëzore. Tutje ajo përmendi edhe regjimin e vizave të të dyja vendeve, por edhe kufizimin e lëvizjes së lirë për Kosovën nga shteti i Bosnjës.

Deputetja boshnjake Çudiç, tha se është këtu për të ofruar mbështetje të plotë për Kosovën, duke përmendur zhvillimet e fundit politike dhe mënyrën se si është lënë anash Kosova nga faktori ndërkombëtar, transmeton rtk.

Anëtarë të Komisionit të Kuvendit të Kosovës, gjatë diskutimit të tyre folën për sfidat e Kosovës në rrugëtimin integrues, ndërkaq falënderuan deputeten Çudiç për qëndrimin dhe mbështetjen e saj për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Ligjvënësit  vlerësuan se me ndihmën e saj dhe të miqve tjerë ndërkombëtarë, Kosova mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Ndërsa, Çudiç u zotua se do të avokojë për interesa të përbashkëta në rajon dhe me gjerë.

Krejt në fund, ajo u njoftua nga anëtarë të Komisionit edhe lidhur me të drejtat e komunitetit boshnjak në Kosovë, duke u kërkuar nga ta që të miratohet marrëveshja për lëvizje të lirë nga Bosnjë e Hercegovina.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?