KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja britanike: Armët në veri po kontrabandohen nëpër kishat ortodokse, KFOR-i është në dijeni
Politikë

Deputetja britanike: Armët në veri po kontrabandohen nëpër kishat ortodokse, KFOR-i është në dijeni

Kosova News
Kosova News 15:36 -04/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja britanike Alicia Kearns ka alarmuar se në kishat ortodokse të Kosovës po kontrabandohet armatim nga Serbia, përmes autoambulancave. Në debatin e zhvilluar të martën në Kuvendin britanik, kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, ka thënë se KFOR-i është në dijeni për këtë.

“Qeveria është e vetëdijshme, dhe ushtarët tanë të sapokthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armatim që kontrabandohet nga kufiri prej Serbisë në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tanë janë në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje dhe t’i kapin, leja zgjatet shumë. Deri në momentin që sigurohet leja – ‘befasishëm’ – një ambulancë u paraqit në kishë dhe nxori përsëri të gjitha armët”, ka thënë ndër tjerash ajo teksa ka kërkuar nga Britania dhe Qeveria e saj të qëndrojnë krahas sovranitetit territorial dhe demokracisë në Kosovë.

Ajo është shprehur po ashtu e shqetësuar se Britania po i shet armatim Serbisë e se “si mund të dihet se asgjë nga ajo që shet Britania s’po përdoret” për vepra, si kidnapimi i tre policëve të Kosovës.

“Kërkoj që të ndalen të gjitha eksportet drejt Serbisë”, ka thënë ajo.

Kearns ka kërkuar që mandatit të KFOR-it t’i zgjerohet mandati për të pasur qasje më proaktive në luftimin e kontrabandimit të armëve dhe milicive në veri të Kosovës.

Pasi debati ishte për kujtimin e Srebrenicës, Kearns ka bërë thirrje që të mbahet premtimi që të mos ketë më kurrë gjakderdhje.

Kearns ka thënë se Britania e Madhe ka përgjegjësi unike në krizën në Kosovë.

Kjo deputete në vazhdimësi i ka dalë në mbrojtje Kosovës. Ajo konsiderohet ndër zërat më mbështetës për Kosovën në Evropë.

Deputetja britanike thotë se Kosova po dënohet edhe pse fajet i ka Serbia

Gjithashtu lexoni:

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Haxhiu pret në një takim përfaqësuesit e partive politike për seancën konstituive

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kosova News 04/07/2023 04/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve
12:57 -31/07/2026
LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci
12:31 -31/07/2026
A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu
12:00 -31/07/2026
32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për katër të akuzuarit në rastin “Toka 2”
11:48 -31/07/2026
Haxhiu pret në një takim përfaqësuesit e partive politike për seancën konstituive
11:44 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?