KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Zenka: Abazoviqit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, shpresojmë të rrëzohet
Rajon

Deputeti Zenka: Abazoviqit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, shpresojmë të rrëzohet

Kosova News
Kosova News 19:04 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti shqiptar nga partia Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, ka thënë se ai përkrah mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit shqiptar atje, Dritan Abazoviq, kryesisht duke u thirrur në nënshkrimin e një kontrate me kishën serbe.
Sa i përket fjalimit të Abazoviqit sot në Kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviqit i ka rënë sot në mend se është i tillë.

“Nëse Abazoviqit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviqi i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vitesh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodh krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime”, dhe Abazoviqi e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviqi, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, ka thënë Zenka për Klan Kosova.

Zenka tha se Abazoviq dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, por se në fakt, sipas tij, mocioni i mosbesimit ka të bëjë me nënshkrimin e një kontrate me kishën serbe.

“Sot pasi po i dridhet karriga, i ka rënë ndër mend se është shqiptar. Sot dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, gjë që nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë nënshkrimin e kontratës të cilën e ka bërë me kishën serbe, një kontratë e cila është tejet e dëmshme, sidomos për shqiptarët, sepse e dimë zgjerimin e kishës serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”, u shpreh deputeti.

Zenka pretendoi se gjatë kohës sa Abazoviq ka qenë zëvendëskryesministër dhe tani ministër, ai ka dëmtuar marrëdhëniet e Malit të Zi me BE-në.

“Në shpresojmë se do të rrëzohet, se po që se vazhdojmë me këtë politikë, me të vërtetë na presin ditë shumë më të këqija, dhe me të vërtetë situata mund të radikalizohet”.

Gjithashtu lexoni:

Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

I dënuar me 20 vjet burg në Zvicër, kapet në Qafë Thanë trafikanti i shumëkërkuar nga Maqedonia e Veriut

Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Shahini i reagon kompanisë ‘Pastrimi’: Krejt fëlliqësirat e mbeturinave që presohen po rrjedhin në rrugët e lagjes Mati1
16:16 -06/07/2025
Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici
16:10 -06/07/2025
Ekipi turk i Monitorimit në KFOR vazhdon të jap kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë
15:57 -06/07/2025
Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës
15:43 -06/07/2025
Dalin detajet e 60 vjeçarit që vdiq duke pirë kafe në një lokal në Prizren
15:03 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?