KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Muja publikon emrat e bandave në veri: Një e ka themeluar djali i presidentit serb Vuçiq
Siguri

Deputeti Muja publikon emrat e bandave në veri: Një e ka themeluar djali i presidentit serb Vuçiq

Kosova News
Kosova News 09:00 -23/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka publikuar një listë, e cila sipas tij përmban emrat e bandave kriminale që po bëjnë veprime antiligjore në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Muja thotë se në Kosovë nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë, siç propagandon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ditëve të fundit.

Mirëpo thotë se ajo që dihet është se në Mitrovicë ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës.

Ai thotë se një nga këto banda është e themeluar nga Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb.

- Reklamë -

“Bandat kriminale në veri të Kosovës: Propaganda e Vuçiqit e ditëve të fundit me qëllim të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb propagon kinse lista të gjera të njerëzve që do të arrestohen. Në Kosovë nuk ka lista për arrestim të qytetarëve. Megjithatë, ajo që dihet në Mitrovicë është që ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës: (1) Civilna Zastita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakiq, Igor Simiq, Slavko Simiq, Milos Peroviq, Nenad Djuriq dhe Stevan Paviçeviq, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vuçiq (vëllau i Presidentit serb), Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq dhe Radule Steviq,  (3) Oragizatat e ekstremit të djathttë lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola (Damnjan Kezeviq, Danilo Vuçiq (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipoviq”.

“Dihet që Presidenti serb Vuçiq, vëllai i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gasiq janë duke e bërë këtë lojë”, deklaroi deputeti Muja.

Ai kërkoi që “Severna Brigada” dhe “Civilna Zastita” të shpallen organizata terroriste.

“Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq, Radule Steviq, Aleksandar Filipoviq, Nenad Djuriq, Stevan Paviçeviq, Aleksandar Jevremoviq, Marjan Radojeviq, Milos Milovanoviq, Vladimir Radivojeviq (Mami), Marko Vukasinoviq, Lazar Radenkoviq, Milorad Jevtiq, Nemanja Jevremoviq, Srdjan Vuloviq, Dejan Vuloviq, Vladica Jovanoviq, Dragan Raduloviq, Ivan Aksenijeviq, Milos Vlaskoviq, Slobodan Vuçiniq, Zoran Stevanoviq, Milan Kompiroviq, Radovan Radiq, Ivo Vuçiniq, Zvezdan Milojeviq dhe Goran Zivkoviq”, shkroi më tej Armend Muja.

Sipas tij, grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet.

“E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë. Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”, përfundoi deputeti Muja.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 23/12/2022 23/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?