KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i VV-së: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja
Politikë

Deputeti i VV-së: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja

Kosova News
Kosova News 10:53 -14/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke theksuar se pas miratimit të buxhetit të hënën, pritet të hapet diskutimi për këtë çështje.

Dugolli deklaroi se tashmë ka sinjale pozitive nga partitë opozitare, duke treguar një qasje pragmatike që ndryshon nga bllokadat e kaluara.

Ai theksoi se nuk ka ende kandidaturë definitive që LVV do të përkrahë, për të mos dërguar mesazh se po tenton të imponojë dikë.

Ai tha se synimi i LVV-së është arritja e një konsensusi me mirëkuptim për të shmangur zgjedhje të reja.

“Nuk ka ende një kandidaturë definitive që do ta përkrahim, për shkak se nuk po dëshirojmë që partitë opozitare ta marrin si sinjal që po dëshirojmë ta imponojmë dikë. Synojmë që ta arrijmë një konsensus me mirëkuptim që për të mos dërguar vendin në zgjedhje të reja. Mund të ketë emër tjetër, përveç të Vjosa Osmanit. Nuk mund të paragjykojmë. I kemi vetëm 66 vota, nuk i kemi mbi 80 që t’ia sigurojmë Vjosa Osmanit. Na mbetet të gjithëve që t’ia sigurojmë”, deklaroi ai në Tëvë1.

Ai gjithashtu komentoi spekulimet rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt, duke thënë se ky i fundit vetë e ka hequr dorë nga pretendimi për postin e presidentit dhe se PDK e LDK nuk kanë shfaqur interesim.

“Haradinaj, vetë e deklaroi se nuk do të jetë kandidat për president, ndonëse ka pas fjalë e spekulime që po kërkon. Si duket PDK e LDK nuk kanë pasur interesim, prandaj me sa e kuptova Haradinaj, veçse ka hequr dorë nga ai pretendim. Të shohim, zhvillimet e ardhshme siç po ndodhin, asgjë nuk përjashtohet. Pra, gjithçka është e hapur ende.

Porse i pyetur se për të mos shkuar vendi në zgjedhje, a është zgjidhje Haradinaj, ai tha se nuk përjashtohet askush.

“Zgjidhja e këtij posti të lartë shtetëror është zgjidhje për të mos shkuar në zgjedhje – nuk po përjashtoj askënd”, deklaroi Dugolli.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 14/02/2026 14/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?