KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i VV-së: Pritet të ketë veprime në veri, barrikadat nuk do të normalizohen
Politikë

Deputeti i VV-së: Pritet të ketë veprime në veri, barrikadat nuk do të normalizohen

Kosova News
Kosova News 20:30 -14/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca ka thënë se Serbia është ekspozuar me veprimet e saj kohëve të fundit dhe për një gjë të tillë, Gjyshinca ia lë meritat Qeverisë Kurti.

Krahas kësaj, ai ka treguar se KFOR-i pritet të ndërmarrë veprime lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe se koordinimi me aleatët ndërkombëtar nuk ka munguar në procesin e aplikimit të Kosovës në BE.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka thënë se pritet që trupat e KFOR-it të veprojnë së shpejti në Veri, aty ku tash e disa ditë po qëndrojnë barrikadat.

I ftuar në RTV Dukagjini, Gjyshinca ka thënë se Serbia është ekspozuar me veprimet e saj kohëve të fundit dhe për një gjë të tillë, Gjyshinca ia lë meritat Qeverisë Kurti.

“Është ekspozuar në mënyrë të jashtëzakonshme Serbia, ditëve të fundit. Dhe po e shihni kritikën, presionin që po bie nga BE-ja dhe SHBA-të… unë mendoj që kjo ka qenë nga vendimet taktike dhe të duhura të kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, deputeti Gjyshinca ka thënë se priten veprime të KFOR-it për barikadat që po zënë vend në Veri tash e sa ditë.

“Ka një punë që po bëhet nga Qeveria e Kosovës bashkë me trupat e KFOR-it dhe padyshim që, prej asaj ç’ka di un, pritet që së shpejti të ketë veprime atje”, ka thënë Gjyshinca gjersa ka theksuar se “Barikadat nuk do të normalizohen”.

Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mërkurën e 14 dhjetorit.

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit. Ndonëse nuk parashihej e nevojshme që një aplikim i tillë të nënshkruhej nga të tre, Gjyshinca thotë se një veprim i tillë i shton aplikimit një legjitimitet.

“Nënshkrimi që është bërë sot nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore, pra nga lidershipi i shtetit, i jep një legjitimitet të jashtëzakonshëm këtij akti dhe mendoj se duhet parë vetëm këtë formë”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se në një proces të tillë nuk ka munguar as koordinimi me partnerët ndërkombëtar.

“I gjithë procesi që nga dita e parë, është bërë në koordinimin me shtetet tona partnere. Edhe zyra e zëvëndëskryeministrit Bislimi por edhe e akterëve të tjerë të Kosovës duke filluar nga presidenca, kryeministria, qeveria, i kemi njoftuar institucionet homolge që Kosova do t’a dorëzojë këtë kandidaturë për statusin e anëtarit të BE-së… përtej kësaj, ka pasur edhe koordinim se si duhet shkuar me hapat lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Gjyshinca.

Ceremonia është zhvilluar në Kabinetin e Presidentes së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 14/12/2022 14/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?