Qeveria e Kosovës i ka proceduar disa projektligje dhe vendime për miratim në Kuvendin e Kosovës dhe si asnjëherë më parë sot me shumicë të votave kanë kaluar të gjitha ato, duke arritur deri në 65 vota për. Mirëpo është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi që edhe sot ka refuzuar të jep votën për kalimin e ligjeve e vendimeve të Qeverisë.
Si asnjëherë më parë gjatë muajve të fundit, Kuvendi i ka miratuar sot disa ligje dhe vendime me shumicë të votave, duke arritur edhe deri në 65 vota për.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar të martën vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. Votimi është bërë me 65 vota për, ndërsa nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Po ashtu me shumicë të votave është miratuar edhe Ligji për Masat e Përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Për këtë ligj në votim morën pjesë 64 deputetë, të cilët ishin të gjithë pro, asnjë votë nuk ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Ndërkaq po në seancën e sotme deputetët kanë votuar pro Ligjit për Mbështetjen e Punëve Publike.
Aty morën pjesë 65 deputetë në votim, të cilët ishin të gjithë pro, asnjë votë nuk ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar të martën me shumicë të votave edhe Ligjin për Noterinë. Votimi është bërë me 63 vota për, ndërsa nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Mirëpo gjithë këto ligje dhe vendime nuk morën votën e një deputeti që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhet fjalë për deputetin Haki Abazi, i cili ka kundërshtuar të merr pjesë në votim.

Ai nuk ka dhënë sot ndonjë sqarim se për çfarë ishte kundër që mos të jep votën e tij për kalimin e këtyre ligjeve dhe vendimeve qeveritare.
Por, Abazi ka kohë që ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si po menaxhohet grupi parlamentar dhe paraqitjet publike të deputetëve.
Madje në një paraqitje para medieve para një muaji (7 tetor 2022), Abazi, shfaqi mospajtimet dhe bëri të ditur se ka kërkuar që Mimoza Kusari-Lila të largohet si udhëheqëse e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
Siç tha ai, në GP të VV-së ka hendikep të madh për shkak se kryesuese e ka një person që nuk vjen nga Vetëvendosja.
“Po kam kërkuar. Mungesa e kohezionit, mungesa e vullneti mungesa e idesë që një deputet që nuk është pjesë e VV-së të udhëheq një grup kaq të madh sepse dinamikat brenda lëvizjes e bëjnë po ashtu komplekse përfaqësimin e grupit parlamentar. Ka njerëz që janë brenda grupit parlamentar që kanë aftësi dhe durim më të madh për ta udhëhequr grupin parlamentar”, pati thënë ai.

Përveç kësaj Abazi po muajin e kaluar ka adresuar disa pakënaqësi në mënyrën si po menaxhohet kriza me energjinë nga Qeveria, ndërsa ka thënë se draft-strategjia për energjinë duhet të ndryshohet.
E kështu në këtë rrjedhë të pakënaqësisë edhe pse prezent në seancën e sotme deputeti Haki Abazi me ardhjen e rendit për votim nuk është bashkuar me kolegët e tij të partisë, por ka zgjedhur të mos merr pjesë fare në votim./KosovaNews/