KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i VV-së dorëzon kallëzim penal në Prokurori për keqpërdorime multimilionëshe në Trepçë nga ish- ministri dhe ish- zyrtarë
Siguri

Deputeti i VV-së dorëzon kallëzim penal në Prokurori për keqpërdorime multimilionëshe në Trepçë nga ish- ministri dhe ish- zyrtarë

Kosova News
Kosova News 08:23 -31/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) Ramiz Krasniqi, ndaj ish-anëtarëve të Bordit dhe ndaj ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Sipas Mujës, ata kanë kryer veprat penale “mashtrim në detyrë”, “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “keqpërdorim i informacioneve zyrtare”.

Muja ka shkruar në Facebook të enjten se ish-drejtori Krasniqi dhe ish-anëtarët e Bordit, Musa Shabani, Festim Kutllovci, Azem Rexhaj, Kemajl Zeqiri, Avdi Konjuhi dhe ish-ministri Krasniqi, po dyshohen se nëpërmjet mashtrimit, kanë shkelur Ligjin për Miniera dhe Minerale, duke ia dhënë një investitori privat zona të interesit të Ndërmarrjes “Trepça”.

“Të njëjtët, rezervat minerale të plumbit dhe zinkut të Trepçës në Zjaqë, Vllahi, Gumnishtë, që vlerësohen rreth 7,650,000 milionë tonë, në vlerë tregu prej rreth 1 miliard euro, ia kishin dhënë një firme private”, ka shkruar Muja, që njëherësh është kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Ai ka thënë se ish-zyrtarët e KPMM-së ishin zgjedhur ish-partitë në pushtet, e me këto vendime, sipas deputetit të LVV-së, i kishin tjetërsuar zonat e dedikuara për “Trepçën”.

“Të gjithë zyrtarët e lartcekur dyshohen se si fiduciarë të zgjedhur nga përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe NISMA-s me këto vendime tjetërsuan zonat e dedikuara për Trepçën, duke e zhveshur nga rezervat e saj pas miratimit të Ligjit për Trepçën, me synimin tjetër nga ai publik për të cilin duhet të kujdeseshin”, ka shkruar deputeti Muja.

Gjithashtu lexoni:

AKB ngre alarmin: 600 biznese nga Kosova u zhvendosën në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2024

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin, askund s’thuhet se votimi i fshehtë është antikushtetues

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike

Kosova News 31/03/2023 31/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
21:22 -28/06/2025
Si ta freskoni shpejt veturën tuaj këtë verë, truk shkencor
21:16 -28/06/2025
Dasma 30 mln dollarëshe në Venecia do t’i zbresë Jeff Bezos vetëm 0.01% nga pasuria
21:08 -28/06/2025
“Vdiq” 30 vite më parë, kroati gjendet i gjallë
21:05 -28/06/2025
A ka potencial për konflikt në Ballkan? Përgjigjet ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton
21:01 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?