KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Hoti përballet në gjykatë me mërgimtarin e akuzuar për kanosje
Siguri

Deputeti Hoti përballet në gjykatë me mërgimtarin e akuzuar për kanosje

Kosova News
Kosova News 11:54 -08/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën pas përfundimit të seancës fillestare, i akuzuari Reshat Sadiku u afrua pranë deputetit Avdullah Hoti dhe i kërkoi falje për kanosjen që ia kishte bërë në rrjetin social “Facebook”.

“Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. Për kanosjen, kërkoj falje publike me gjithë zemër, nëse ka diçka për ndihmë nga ana ime, jam i gatshëm. Kërkoj falje…”, tha ai.

I njëjti tha se nuk është person që bën të tilla veprime.

“Kam kontribu shumë, tash më ndodhi kjo. Me të vërtetë gjunjëzohem para jush, se nuk jam njeri i tillë, kurrë në gjyq s’jam kanë as kurrë këso probleme s’kam pas”, tha i akuzuari.

Ndërsa, edhe deputeti Hoti i tha se ai është i pari që e ka sjellë në gjykatore.

“Ti ke qenë i pari që më ke sjellë këtu, kurrë s’kam qenë këtu”, tha Hoti.

I akuzuari sërish i kërkoi falje, duke i thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë të bënte dëm diçka.

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjyqtari i vetëm gjykues, Driton Berisha, ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie e arritur mes të akuzuarit Reshat Sadiku dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, akuzohet për kanosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Në këtë seancë, prokurorja Fatmire Cacaj i propozoi gjykatës që të aprovohet marrëveshja për pranim fajësie, pasi sipas saj janë plotësuar kushtet ligjore.

Kurse, mbrojtësja e të akuzuarit Sadiku, avokatja Shemsije Sheholli, i ka propozuar gjykatës që të aprovohet marrëveshja për pranim fajësie e arritur mes Prokurorisë dhe të mbrojturit të saj.

Ajo i ka kërkuar falje deputetit Hoti, në emër të saj dhe të mbrojturit të saj.

Ndërsa, Hoti tha se e vlerëson pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, mirëpo shtoi se në këtë marrëveshje po sheh se askund nuk është kërkuar opinioni i tij nëse pajtohet me marrëveshjen. Ai tha se pajtohet me këtë marrëveshje, por vetëm me kusht që sipas tij, i pandehuri të kontribuojë në një nga shoqatat bamirëse, raporton Betimi për Drejtësi.

“Unë nuk jam kërcënu si person privat, por si zyrtar i shtetit. Mospajtimet që mund të kenë qytetarët për punën që bëjnë si zyrtarë të shtetit janë kanalet zyrtare ligjore që mund t’i shfrytëzojnë”, tha Hoti.

Më pas, gjykatësi Driton Berisha tha se pranohet marrëveshja për pranim të fajësisë, e arritur mes të akuzuarit dhe prokurorit të rastit Arianit Salihu me autorizim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa shpallja e aktjgykimit pritet të bëhet sot në sesionin e pasditës.

Në fillim të seancës, i dëmtuari Hoti deklaroi se nuk ka pranuar asnjë shkresë, e që më pas Gjykata e pajisi me një kopje të aktakuzës si dhe me një kopje të marrëveshjes për pranim fajësie.

Sipas aktakuzës, më 15 dhjetor 2022 në Prishtinë, pasi i dëmtuari Avdullah Hoti, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social “Facebook” mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri Reshat Sadiku, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Facebook”, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht me fjalët: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën.

Me këtë, i pandehuri Sadiku ngarohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 08/08/2023 08/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?