KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Haliti: Radoiçiq ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve, nëse i preket banesa dhe restoranti në veri
Politikë

Deputeti Haliti: Radoiçiq ka kërcënuar me vrasjen e politikanëve, nëse i preket banesa dhe restoranti në veri

Kosova News
Kosova News 15:28 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Milan Radoiçiq, i cili udhëhoqi grupin terrorist në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përmes një mesazhi të siguruar nga Policia e Kosovës, ka kërcënuar se do t’i vrasë liderët politikë të Kosovës nëse i preken banesa e tij dhe restoranti që zotëron në veri të vendit.

Por, sipas Halitit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt, sepse, sipas tij, ata janë sigurt në Kosovë.

“Milan Radoiçiq ka kërcënuar nga Rashka. Kërcënimi i është dërguar me sms Policisë së Kosovës në të thuhet se: “në qoftë se ju ma prekni restorantin dhe banesën time në veri unë do t’ju vras sepse kam njerëz. Do t’i vras udhëheqësit e partive dhe do të vras njerëz atje nëpër Kosovë’’, këta janë frikësuar shumë dhe kanë vendos roje tek drejtuesit politikë (Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun). Ndoshta do të duhej ta refuzonin të dytë mbrojtjen e policisë, sepse ata janë të sigurt në Kosovë. Dhe Radojiçiçi le të vjen në qoftë se ka guxim dhe le ta vretë kënd dojë”, ka thënë Haliti për RTV21.

Kujtojmë se të dielën e 24 shtatorit, rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë, pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është plagosur edhe një polic, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Më pas, grupi i terroristëve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Nga policia janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.

Gjithashtu, nga ky rast është kapur edhe një sasi e madhe armatimi, ndërsa disa sulmues të tjerë nga pamjet me dron janë parë teksa kanë ikur.

Policia e Kosovës kishte kryer kontrolle në pesë lokacionet në tri komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, lidhur me pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë.

Këto urdhërkontrolle janë zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Bastisjet e kryera në veri pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit zbuluan vilën e Radojçiqit, buzë Liqenit të Ujmanit.

Pronat e Radoçiqit ishin cak i bastisjeve pas pamjeve që publikoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku dëshmohej përfshirja e tij në sulmin e 24 shtatorit.

Ministri Sveçla publikon pamje nga bastisja e vilës së Radoiçiqit, e krahason atë me Pablo Escobarin (VIDEO)

Po ashtu, ministri Sveçla është angazhuar për të përdorur vilën e konfiskuar të Radojçiqit, duke i bërë kërkesë Ministrisë së Bujqësisë që prona e tij të përdoret nga Policia e Kosovës.

Ndaj kësaj kërkese nuk është marrë ende një vendim, por Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Portalin Dukagjinin ka treguar se Qeveria është duke koordinuar veprimet institucionale, me një qëllim të qartë: përdorimi i pronave të ndërtuara ilegalisht në pronë të shtetit për qëllime të rendit dhe të sigurisë.

Sveçla: Vila e Radoiçiqit mund të shfrytëzohet si stacion i njësitit të barkave të Policisë

Gjithashtu lexoni:

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha

Çitaku Kurtit: Zhbllokoni situatën, mos e mbani peng Kosovën

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?