KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti gjerman: Të hiqen masat ndaj Kosovës, Vuçiqi t’i respektojë marrëveshjet
Politikë

Deputeti gjerman: Të hiqen masat ndaj Kosovës, Vuçiqi t’i respektojë marrëveshjet

Kosova News
Kosova News 22:22 -17/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në secilën paraqitje kur flet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shprehet i rezervuar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Me këtë hezitim të tij po befasohet deputeti gjerman, Thomas Hacker.

Megjithatë ai për Tëvë 1, thotë se duhet të pritet pas zgjedhjeve nëse Vuçiq e ka seriozisht se nuk do t’i respektojë marrëveshjet e dala nga dialogu.

Hacker, konsideron se vetëm përmes një dialogu të sinqerte mund të ketë siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Me të vërtetë situata e sigurisë vazhdon të jetë e ndjeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo çfarë ndodhi në Banjska ishte shumë e rrezikshme kur u sulmua policia e Kosovës, pati edhe të vdekur në mesin e tyre. Këto ngjarje duhet të evitohen në të ardhmen dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për sigurinë e rajonit. Vetëm pak ditë më parë gjatë fushatës elektorale, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nuk e do e respektojë marrëveshjen me Kosovën, nuk e di nëse ai tha këtë për qëllime politike apo me të vërtetë ky është qëndrimi i tij. Megjithatë duhet të presim edhe pak dhe të shohim se çfarë vendime do të marrë ai”, ka thënë deputeti gjerman.

Politikani gjerman, thotë se historia e Gjermanisë mund të shërbejë si shembull i mirë për Kosovën si dhe për Serbinë.

Tutje, deputeti nga Freedom Democratic Party, konsideron se ka ardhur koha që t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës.

“Nëse Kosova dhe Serbia e kanë ndërmend që një ditë të bëhen pjesë e familjes evropiane, atëherë duhet ta dinë se kjo arrihet vetëm përmes komunikimit dhe normalizimit të marrëdhënieve. Rasti i Gjermanisë është një shembull i mirë, ishte një vend i ndarë në dy shtete dhe morri shumë kohë derisa filluam të kishim një komunikim normal, por ne në fund u bashkuam sërish. Të dyja shtetet duhet të jenë ta barabarta dhe të punojnë sa më shumë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shpresoj që së shpejti do të largohen edhe masat ndëshkuese për Kosovën sepse me të vërtetë nuk kanë më kuptim, dhe të fillohet me zbatimin e planit franko-gjerman”, është shprehur ai.

Nga Bashkimi Evropian e kanë përsëritur edhe njëherë se Marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht obliguese për Kosovën edhe Serbinë.

Presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiq, ka refuzuar ta nënshkruaj marrëveshjen në Ohër, dhe ka deklaruar se Serbia ka vija të kuqe për disa nga pikat e marrëveshjes.

Gjithashtu lexoni:

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Kosova News 17/12/2023 17/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
15:30 -20/06/2026
Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?