KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti gjerman: Kurti dhe Vuçiqi po bëjnë lojë të rrezikshme në rajon
Politikë

Deputeti gjerman: Kurti dhe Vuçiqi po bëjnë lojë të rrezikshme në rajon

Kosova News
Kosova News 12:06 -15/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas deputetit socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Juratoviq ka thënë se qëllimi i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian janë që të dërgohet një sinjal në Kosovë, e se sinjale të ngjashme po dërgohen edhe në Serbi.

“Në situatën aktuale globale, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të Ukrainës, ne kemi nevojë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi nevojë për partnerë që japin një kontribut konstruktiv për stabilitetin. Aksionizma, si ajo e Kurtit në veri me dërgimin e kryetarëve të komunave, janë të panevojshme nga ana strategjike. Kurti dhe Vuçiq po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajonin”, ka thënë ai.

Dërgimin e kryetarëve të zgjedhur në komunat veriore që nxiti tensionet më pas e të gjtha veprimet që ngacmojnë qetësinë në veri, Juratoviq i ka quajtur lojëra të politikanëve “të çmendur”.

“Para së gjithash, më vjen keq që ushtarët tanë, pavarësisht se nga vijnë, edhe dekada pas luftës, duhet të përjetojnë dhunë, për shkak të lojërave që bëjnë disa politikanë të çmendur. Kjo është e trishtueshme dhe e turpshme për të dy popujt. Për ne ka qenë gjithmonë e qartë se jo gjithmonë mund të llogarisje me Vuçiqin. Por u indinjuam kur pamë që Kurti i dërgoi kryetarët e bashkive në zyra pikërisht ditën kur në Serbi zhvilloheshin protestat (29.05.) dhe kur kundërdemonstrata e madhe e Vuçiqit dështoi. Sipas meje, kjo ishte një manovër për të hequr vëmendjen nga Serbia. Ajo i edhi në ndihmë vetëm Vuçiqit. Po krijohet përshtypja se as Vuçiqi dhe as Kurti nuk janë të gatshëm ose nuk janë të aftë të kontribuojnë për vendosjen e paqes. Unë mendoj se arsyeja është se ata janë nën presionin e madh të forcave radikale. Në Serbi forcat radikale janë të lidhura me Kishën Ortodokse, ndërsa radikalët e Kurtit janë në diasporë dhe ëndërrojnë për një Shqipëri të Madhe. Kjo më zemëron më së shumti. Ata janë kosovarë që janë rritur në Gjermani, vetë janë në siguri dhe kultivojnë një nacionalizëm që dëmton vetëm njerëzit që jetojnë në rajon”, ka theksuar deputeti gjerman.

Sipas Juratoviqit, Kosova është larg prej demokracisë funksionuese që zhvillohet përmes dialogut dhe kompromisit. Ai ka thënë se demokracia nuk përfshin vetëm të drejtat e serbëve, por edhe të ashkalinjve, romëve dhe pakicave të tjera që jetojnë në Kosovë.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai ka theksuar se nuk ka model të caktuar për Kosovën, pos marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Nuk ka as model kroat, as model boshnjak e as model tjetër për Kosovën. Ajo që kemi është një marrëveshje që u arrit në Bruksel. Serbia dhe Kosova tani duhet të ulen në tryezë e të bisedojnë me njëra-tjetrën për këtë me qëllim që të gjejnë një zgjidhje që mund të implementohet nga të dyja palët”.

I pyetur nëse është penduar se e ka mbështetur Kurtin në të kaluarën, Juratoviq është përgjigjur se jo.

“Jo, nuk jam penduar. E mbështeta sepse kandidoi kundër koalicionit të korruptuar të luftës. Por unë nuk i mbështes tendencat nacionaliste, pavarësisht nga cili grupim etnike që vijnë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Kosova News 15/07/2023 15/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?