KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Abrashi: Asociacioni është një shtresë e re e pushtetit mes qeverisë qendrore dhe asaj komunale
Politikë

Deputeti Abrashi: Asociacioni është një shtresë e re e pushtetit mes qeverisë qendrore dhe asaj komunale

Kosova News
Kosova News 11:00 -31/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deri sa sot mbahet diskutimi në Ambasadën amerikane për Asociacionin, një reagim kundër themelimit të tij e ka bërë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi.

Escobar dhe Chollet në një shkrim autorial dje treguan se çka do të jetë Asociacioni.

Duke iu referuar këtij shkrimi, Abrashi tha se diplomatët amerikanë thanë që Asociacioni do të kryejë funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse.

“Pra, në të njëjtin tekst, në njërën anë, na thanë se si Asociacioni nuk do t’ia shtonte Qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, kurse në anën tjetër na thanë që Asociacioni do të kryejë funksionet e për të cilat janë përgjegjëse komunat. Është evidente se Asociacioni do t’ua marrë kompetencat komunave për t’i ushtruar ato vetë. Kjo është pikërisht një shtresë e re e pushtetit mes qeverisë qendrore dhe asaj komunale< ka shkruar në reagimin e tij Abrashi.

Chollet dhe Escobar: Është koha të themelohet Asociacioni

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë do të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga institucionet, liderë të subjekteve politike, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Në këtë takim pritet të dëgjohen propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin.

Edhe partitë opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në diskutimin e organizuar nga ShBA-ja.

Kohën e fundit faktori ndërkombëtar është duke rritur trysninë mbi Kosovën për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeveria e Kosovës vazhdon të kundërshtoj një krijim të tillë që bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Sot organizohet protestë kundër Asociacionit

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është nënshkruar 10 vjet më parë. Por, ajo nuk është zbatuar asnjëherë. Atë e nënshkruan krerët e Qeverisë që udhëhiqej nga koalicioni LDK-PDK.

Gjithashtu lexoni:

Moti me diell dhe vranësira

Kallas sot në Kosovë

Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re

Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore, e domosdoshme

Kosova News 31/01/2023 31/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, dyshohet se viktima është hedhur nga kati i tretë
09:27 -22/05/2025
Dy të arrestuar nga operacioni anti-terrorizëm në Fushë-Kosovë e Malishevë
09:23 -22/05/2025
Moti me diell dhe vranësira
08:46 -22/05/2025
Kallas sot në Kosovë
08:35 -22/05/2025
Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?