Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave ka miratuar Ligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara.
Janë 71 deputetë që kanë votuar pro këtij projektligji, dhe nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
“71 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, të gjitha votat janë për, kështu që konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara”, u shpreh kryeparlamentari, Glauk Konjufca pas leximit të rezultatit të votimit të deputetëve./KosovaNews