KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët i frikësohen zgjedhjeve të reja, theksojnë nevojën e stabilitetit institucional
Politikë

Deputetët i frikësohen zgjedhjeve të reja, theksojnë nevojën e stabilitetit institucional

Kosova News
Kosova News 18:24 -01/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Stabilitet institucional përmes zgjedhjes së presidentit u kërkua në Komisionin parlamentar për integrime evropiane para thirrjes për diskutim të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian për rrugën evropiane të Kosovës.

Në diskutimin që ky komision bëri të mërkurën për planin e punës, u tha se ka shqetësim mes deputetëve se sa do të jetë jetëgjatësia e legjislaturës së dhjetë pas mospajtimeve të partive politike për ta zgjedhur presidentin. Pasi kanë mbetur edhe 27-të ditë afat kushtetues për ta zgjedhur të parin e vendit, deputetët, anëtarë të këtij komisioni, thanë se shpresojnë që të gjendet një zgjidhje për kryetarin e shtetit.

Kryetarja e komisionit, njëherësh deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, u shpreh skeptike që ambasadorët do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së komisionit për diskutim, pasi sipas saj çështja e stabilitetit institucional është kusht për secilin hap të integrimit në union.

“Ambasadorët i thërrasim pasi të zgjedhim presidentin. Për besë nuk e besoj as që na vizitojnë. Çështja e stabilitetit institucional është gati kusht për secilin hap në integrim evropian. Unë po shpresoj shumë që ne kemi arritur me zgjedh… Është prioritet mbi prioritete, pasi ne kur po e planifikojmë punën, asnjëri nuk po jemi të sigurt, pasi po e dimë ngërçin që ka ndodhur muajin e kaluar dhe po e dimë që Kuvendi i Kosovës s’ka qenë aktiv prej dhjetorit të vitit 2024. Ky është një lloj shqetësimi, pasi nëse s’kemi hapa konkretë, sa do të jetë jetëgjatësia e kësaj legjislature? Unë kam frikë që duket joserioze edhe ftesa nga ana jonë”, tha ajo.

Mirëpo, deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, tha se ata janë të hapur për të zgjedhur presidentin.

“Ne jemi të hapur me zgjedh presidentin. Unë po gëzohem që kjo është prioritet”, shtoi ajo.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetes së mazhorancës, Hykmete Bajrami fillimisht tha se po shpreson që të gjithë deputetët të bëjnë një zgjidhje për presidentin, e më pas e ndryshoi deklarimin e saj duke iu drejtuar deputetes së LVV-së me fjalët: po shpresoj që keni me mundur me bo ndonjë zgjidhje.

“Po shpresojmë që kemi me mujt me bo ndonjë zgjidhje. Keni me mujt me bo ndonjë zgjidhje. Së bashku”, theksoi ajo.

Në anën tjetër, ajo foli edhe për mbarëvajtjen e punës së këtij komisioni, ku shtoi se është e nevojshme që kryenegociatori i Kosovës për integrim në BE, Jeton Zulfaj, të shkojë për raportim në komision.

“Caktimi i ministrave në raportim apo vizitat në ministri të ndodhin pas takimit me kryenegociatorin, ku ne prej tij do të kërkonim agjendën e reformave rreth planit të rritjes dhe zbatimit të të gjitha kushteve. Të shohim pastaj se cila prej ministrive ka bërë progres ose ka ndonjë ngecje në realizimin e programit të reformave”, tha Bajrami.

Kërkesë të ngjashme parashtroi edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila e konsideroi të nevojshme transparencën në këtë proces.

“Ajo çka është me rëndësi, kryenegociatori duhet me qenë transparent dhe të vijë para komisionit të raportojë, ndoshta edhe para fillimit të negociatave, dhe të bëhet e ditur se cila është agjenda e diskutimit e ndonjë takimi që mbahet, qoftë bilateral apo trilateral në Bruksel”, deklaroi ajo.

Pas këtij diskutimi, deputetët miratuan agjendën e punës së këtij komisioni.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 01/04/2026 01/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?