KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve
Politikë

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Kosova News
Kosova News 23:25 -17/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin për 33 herë me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Diplomati gjerman tha se për të është zhgënjyese të mos ketë institucione funksionale, derisa tha se Kosova nuk e ka luksin për një ngecje të tillë.

“Që të jem i sinqertë, për mua më duket me të vërtetë depresive, për kandidaten, për reputacionin e vetë Kuvendit. Shumë depresive për gjithë popullatën që ka votuar,” tha ndër të tjera ai.

Rohde përmendi nevojën për kompromis.

“Nevoja është kompromisi dhe nëse secili e thotë ‘vetëm unë kam të drejtë’, në princip është në rregull kjo gjë, por që në politikë duhet kompromisi, duhet zgjidhja,” derisa e përmendi rastin e Gjermanisë që tha se, për hir të vendit, u formua koalicioni shpejt, ndonëse nuk ishte lehtë. “Pas përpjekjes së parë të zgjedhjes së kryeministrit, pas tri orësh e gjetëm zgjidhjen e problemit. E themi, më së pari shteti, pastaj partitë politike,” nënvizoi ai.

Ndërkohë, i dërguari i Francës në Kosovë, Guerot, situatën e quajti frustuese.

“Nëse ka një këshillë prej nesh për të bërë kompromisin, sigurisht që po. Kompromisi është zgjidhja, edhe për të zgjidhur çështjet e mbetura sa i përket negociatave me Serbinë, gjithsesi që duhet njëlloj diskutimi e mirëkuptimi midis partive politike të Kosovës, pikë së pari, dhe po, për hir të këtij vendi do të ishte shumë më mirë,” deklaroi ambasadori francez në RTK Prime.

Të dy diplomatët përmendën pasojat e Kosovës në aspektin ekonomik e politik si shkak i mungesës së institucioneve të dala nga zgjedhjet.

“Kosova është vend i pavarur, sovran, duhet të bëjë punët e veta vetë, ndërsa ne thjeshtë mund të nënvizojmë pasojat e mosveprimit. Janë fondet e rritjes së BE-së, nuk mund të miratohen ato nëse nuk ka parlament. Nëse Kosova nuk vepron, thjesht do t’i ikin zhvillimet,” tha Rohde.

Ndërsa, Guerot potencoi se ekziston vullnet, sipas tij, goxha i mirë në Bruksel e vendet anëtare që Kosova ekonomikisht, politikisht, ndërkombëtarisht të përfitojë.

Guerot tha se Kosova ka shumë miq e nuk është aspak e izoluar, përveç sipas tij, nëse e izolon vetën përmes mungesës së dialogut ose vullnetit politik.

Gjithashtu lexoni:

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana

Kosova News 17/06/2025 17/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët
23:52 -17/06/2025
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
23:44 -17/06/2025
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
23:31 -17/06/2025
Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë
23:15 -17/06/2025
Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit
23:11 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?