KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Departamenti i Drejtësisë padit Teksasin për një ligj mbi emigracionin
Botë

Departamenti i Drejtësisë padit Teksasin për një ligj mbi emigracionin

Kosova News
Kosova News 17:40 -04/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti i Drejtësisë paditi sot Teksasin për një ligj të ri që do të lejojë policinë shtetërore të arrestonte emigrantët që hyjnë ilegalisht në SHBA. Përpjekjet e Guvernatorit republikan të Teksasit, Greg Abott e kanë vënë në sprovë autoritetin e qeverisë federale mbi imigracionin dhe kanë forcuar luftën politike për këtë çështje.

Në përpjekje për të nxitur politika më të ashpra kundër migracionit, të mërkurën, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnon udhëhoqi rreth 60 republikanë të Kongresit në një vizitë në kufirin SHBA- Meksikë.

Vizita e ligjvënësve republikanë në qytetin Eagle Pass të Teksasit u bë për të kërkuar politika më të ashpra kundër migracionit të paligjshëm. Konservatorët e kanë kushtëzuar mbështetjen e kërkesës të Presidentit Joe Biden për miratimin e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin me ashpërsimin e politikave kundër migracionit në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara.

“Nëse Presidenti Biden dëshiron miratimin e një projekt-ligji shtesë për sigurinë kombëtare, do të ishte më mirë të fillojë të mbrojë sigurinë kombëtare të Amerikës e cila fillon pikërisht këtu në kufirin tonë jugor”, tha udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani, Mike Johnson.

Gjatë muajit të kaluar deri në 10 mijë persona në ditë kanë kaluar nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme.

Qyteti kufitar i Teksasit ka qenë në qendër të një operacioni të guvernatorit republikan Greg Abbott, një nismë prej gati 10 miliardë dollarëshe që ka vënë në sprovë autoritetin e qeverisë federale mbi imigracionin dhe ka ashpërsuar luftën politike për këtë çështje.

Departamenti i Drejtësisë paditi sot Teksasin për një ligj të ri që pritet të hyjë në fuqi në muajin mars, i cili do të lejojë policinë shtetërore të arrestonte emigrantët që hyjnë ilegalisht në SHBA. Padia akuzon Teksasin për shkelje të autoritetit të qeverisë federale mbi zbatimin e ligjeve të imigracionit.

Zyrtarët e administratës së Presidentit Biden ndërkaq e kanë kritikuar udhëtimin e zotit Johnson si një manipulim politik që do të bëjë pak për të zgjidhur problemin.

“Kur ata shkojnë në kufi shohin përmasat e problemit dhe pse janë bërë tri dekada që ne po themi se sistemi i vjetëruar i imigrimit i miratuar nga konservatorët ka nevojë për reforma legjislative”, tha Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas për televizionin amerikan CNN të mërkurën.

Një marrëveshje në bisedimet e gjata që po vazhdojnë në Uashington do të zhbllokonte mbështetjen e republikanëve për ndihmën prej 110 miliardë dollarësh të zotit Biden për Ukrainën, Izraelin dhe prioritetet e tjera të sigurisë së SHBA-së.

Në takime me kolegët e tyre republikanë, senatorët demokratë Kyrsten Sinema, James Lankford dhe Chris Murphy po përpiqen të bëjnë përparim përpara se ligjvënësit të kthehen nga pushimet në Uashington, javën e ardhshme./voa

Presidenti ka shprehur gatishmërinë për të bërë kompromise politike pasi numri historik i emigrantëve që kalojnë kufirin është kthyer në një sfidë në rritje për fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2024.

Nuk është ende e qartë nëse kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson do të pranonte një marrëveshje dypartiake nga Senati.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 04/01/2024 04/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla
14:58 -17/07/2026
Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?