Njësitet policore e kanë ndaluar shoferin i cili në rrugën regjionale Mitrovicë – Prishtinë, në pjesën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 134 km/h.
Policia ka bërë të ditur se shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 300 euro.
Por, përveç gjobës, atij i është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së tre muaj, si dhe tri pikë negative.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 134 km/h
Mitrovicë 14 prill 2023
Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 134 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muaj.


