KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 2 vite burg pronari që nuk siguroi vendin e punës, ku u rrëzua punëtori në vendpunishte dhe vdiq nga lëndimet
Siguri

Dënohet me 2 vite burg pronari që nuk siguroi vendin e punës, ku u rrëzua punëtori në vendpunishte dhe vdiq nga lëndimet

Kosova News
Kosova News 10:27 -14/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 2 vite burgim efektiv të akuzuarin Zaim Ilazi për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Ilazi u shpall të martën nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi.

Ilazi akuzohej se në vitin 2006, në cilësinë e pronarit të firmës ndërtimore “Besimi” nuk ka siguruar vendin e punës, ku është rrëzuar punëtori tani i ndjeri A.B dhe nga lëndimet e marra ka humbur jetën.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Lidhur me dënueshmërinë prej dy viteve burgim, gjykatësi Gashi tha se për këtë rast ka kaluar një kohë shumë e gjatë, mirëpo lëndën e ka pranuar në vitin 2021.

I akuzuari obligohet që të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 50 euro, ndërsa 20 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Për realizimin e kërkesës pasurore-juridike pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës së ngritur në shkurt të 2008-ës, nga Prokuroria Publike e Qarkut, Zaim Ilazi akuzohej se më 10 nëntor 2006, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Fushë-Kosovë në cilësinë e pronarit të firmës ndërtimore “Besimi” nuk ka krijuar kushte për siguri në punë dhe mbrojtje të shëndetit të punëtorëve.

Në aktakuzë thuhet se objekti nuk ka qenë i siguruar, ku si shkak nga një lartësi prej 12 metrave është rrëzuar tani i ndjeri A.B, i cili pas lëndimeve të marra ka vdekur.

Me këtë, Ilazi akuzohej se kryer veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 294 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të Përkohshëm Penal, vepër kjo e dënueshme  me burgim prej një deri në tetë vjet.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 14/02/2023 14/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?