KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 15 mijë euro gjobë ish- drejtori i Urbanizmit në Drenas i akuzuar për korrupsion
Siguri

Dënohet me 15 mijë euro gjobë ish- drejtori i Urbanizmit në Drenas i akuzuar për korrupsion

KosovaNewss
KosovaNewss 10:59 -27/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 mijë euro gjobë Idriz Hysenaj, ish-drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Drenasit, lidhur me akuzën për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktgjykimi ndaj Hysenaj është shpallur të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Avni Syla.

Fillimisht i akuzuari Hysenaj u dënua me 6 muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit, avokatit Tahir Rrecaj, gjykatësi Syla, dënimin me burg ia zëvendësoi me 15 mijë euro gjobë.

I akuzuari është obliguar që t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale dhe atë shumën prej 200 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Pala e pakënaqur, ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes ë kopjes së këtij aktgjykimi, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Idriz Hysenaj në mes të periudhës kohore nga viti 2014 e deri më 15 tetor 2019, në vazhdimësi, si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti në cilësinë e personit zyrtar, fillimisht asamblist i Kuvendit Komunal në Drenasit e pastaj drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në këtë komunë, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe biznesin e tij, ua kishte dhënë me qira në shuma të ndryshme gjashtë banesa në kate të ndryshme personave N.K, B.O, D.H, L.B, J.R, M.S, të cilat kanë qenë pronë e komunës në fjalë.

Sipas aktit akuzues, në disa raste u kishte dhënë në shfrytëzim banesat të cilat kanë qenë pronë e Komunës së Drenasit personave të caktuar nga të cilët kishte marrë tokën për ndërtimin e banesave, apo prej qytetarëve që kishin blerë banesë nga ana e firmës së tij “Kulla Com”, deri në përfundim të banesave.

Në këtë mënyrë, në aktakuzë thuhet se Kuvendit Komunal në Drenas i kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vetes dhe kompanisë së tij i kishte sjellë dobi të kundërligjshme pasurore.

Me këtë, Hysenaj akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjithashtu lexoni:

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Gjendje alarmante me zjarret në Kosovë, Agjencia e Emergjencave: Situatë e rënduar ndjeshëm si pasojë e erërave të forta

“Dora e shtetit na e ka vra” – flet vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

KosovaNewss 27/03/2023 27/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?