KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënimi i Salih Mustafës, ministri Mehaj e quan të padrejtë Gjykatën Speciale
Siguri

Dënimi i Salih Mustafës, ministri Mehaj e quan të padrejtë Gjykatën Speciale

Kosova News
Kosova News 11:35 -16/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ka ardhur një reagim edhe nga kabineti qeveritar.

Është ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili gjatë një konferenve përmbyllëse të fundvitit foli për këtë vendim të gjykatës.

Mehaj mes tjerash si vendimin e fundit, Gjykatën Speciale e ka quajtur të padrejtë, ndërsa theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popoullin dhe truallin e saj.

“Gjykata është e padrejtë, pabazament, UÇK është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen shtëpisë, familjeve dhe truallit vet. Prej këndit profesional por edhe personal është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, deklaroi Mehaj.

Gjykata Speciale në Hagë e shpalli sot aktvendimin për Salih Mustafën i njohur si komandant “Cali”, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Kjo Gjykatë e ka dënuar me gjithsejt 26 vite burg Salih Mustafën.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim luftë. Duke qenë se jeni shpallur fajtorë për më shumë se një vepër, dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon 26 vjet burgim me dënim të njësuar”, tha në leximin e vendimit kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia.

Derisa prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij unik prej 35 vitesh burgim, mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga akuzat.

Faza paraprake ndaj Salih Mustafës zgjati mbi 11 muaj derisa gjykimi u zhvillua në 52 ditë. U dëgjuan 29 dëshmitarë- 14 të prokurorisë e 15 të mbrojtjes.

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg Salih Mustafën

E njëri nga drejtuesit e Organizatës së Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka quajtur të jashtëligjshëm vendimin ndaj ish- komandant “Calit”.

“Ashtu siç e kemi thënë ne, kjo gjykatë është kryekëput politike, ne nuk kemi shpresuar pasi vendimet kanë qenë politike, të denohet një person dhe akuza që është absurditet, aty akuzohet që kanë bërë vepra si grup ndërsa dënohet një person. Të bëjnë vrasje serbët dhe të dënohet Sali Mustafa është absurditet” ka thënë Klinaku.

Vjen reagimi i parë nga OVL e UÇK-së, Klinaku: Të bëjnë vrasje serbët dhe të dënohet Mustafa është absurditet

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Kosova News 16/12/2022 16/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
79%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?