KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënimi i Nezir Mehmetaj, MPJD i bën thirrje Serbisë që të ndalë veprimet arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës
Siguri

Dënimi i Nezir Mehmetaj, MPJD i bën thirrje Serbisë që të ndalë veprimet arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:54 -07/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të premten, shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte. Ai u arrestua më 3 janar 2020 në vendkalimin kufitar në Merdarë dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim. 

Dënimi i Mehmetajt ka nxitur reagime në Kosovë, ndërsa nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës thonë për Telegrafin, se për dënimin e shqiptuar nga autoritet serbe kanë njoftuar ambasadat e shteteve të QUINT-it.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka ndjekur nga afër procesin gjyqësor ndaj  Nezir Mehmetaj, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar më 3 janar 2020 në Serbi dhe i akuzuar për kinse krime lufte të pretenduara gjatë luftës në Kosovë më 1999. Në seancën përfundimtare më 6 dhjetor 2024, në Gjykatën e Lartë për Krime të Luftës në Beograd, trupi gjykues dënoi Mehmetaj me gjashtë (6) vite burg, duke e shpallur fajtor për kinse veprën penale të rrëmbimit. Për këtë vendim janë njoftuar ambasadat e shteteve të Kuint-it në Serbi dhe në Kosovë”, kanë deklaruar nga MPJD.

Po ashtu, MPJD thekson se “ka alarmuar dhe njoftuar rregullisht institucionet e Bashkimit Evropian, shtetet e QUINT-it dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke ngritur shqetësime të vazhdueshme rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë, të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Nga MPJD gjithashtu bëjnë të ditur se kanë vizituar Mehmetaj në burg, derisa bëjnë thirrje që ndërkombëtarët të ndërmarrin veprime ndaj Serbisë.

“Gjithashtu, përfaqësuesit e MPJD-së kanë vizituar rregullisht Mehmetaj në burg dhe kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore ndaj tij, duke parë nga afër pretendimet e pabaza të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

MPJD i bën thirrje Serbisë që të ndalë veprimet e saj arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës dhe, njëkohësisht, kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të ndërmarrë veprime të menjëhershme kundër këtyre veprimeve të vazhdueshme të Serbisë”.

Ndaj dënimit për Nezir Mehmetaj ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Konjufca derisa ka dënuar fuqishëm këtë padrejtësi, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë.

“Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vite burg. Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër”, tha ai.

Ndërkaq, familja e Nezir Mehmetaj i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 07/12/2024 07/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
16:07 -30/07/2026
Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara
15:10 -30/07/2026
Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit
14:41 -30/07/2026
Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës
14:39 -30/07/2026
Stavri Bello: Prishtina 2030, shansi më i madh për sportin kosovar
14:15 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?