KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Demi: Zero përgjegjësi e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetting sa më parë
Politikë

Demi: Zero përgjegjësi e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetting sa më parë

Kosova News
Kosova News 18:50 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi, ka kritikuar gjyqtarë e prokurorë të sistemit të drejtësisë në Kosovë për neglizhencë dhe papërgjegjësi në shqiptim të dënimeve ndaj atyre që kanë kryer dhunë seksuale.

Demi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial nuk kanë të drëjtë të ankohen për ndërhyrje në punën e tyre dhe të thirren në pavarësi e profesionalizëm

“Janë 219 gjykatës që për krime seksuale kanë shqiptu vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë leju parashkrimin e rasteve. Në 85% të rasteve viktimat janë vajza të mitura”, ka shkruar Demi.

Më tej, Demi ka thënë se “Janë edhe 140 prokurorë që kanë leju që lëndët e krimeve seksuale të parashkruhen. Janë me dhjetëra gjyqtarë tjerë që kanë dhënë dënime me burg nën limitin e paraparë ligjor. Janë së paku 359 gjykatës e prokurorë që ‘në emër të popullit’ kanë marr anën e abuzuesve kundër pjesëtareve më të pambrojtura të shoqërisë”.

“Zero përgjegjësi”.

“E del, sot Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial edhe ankohen për ndërhyrje në punën e tyre e thirren në pavarësi e profesionalizëm. Të njejtat këshilla që në vitin 2019, 95% e prokurorëve dhe 99% e gjyqtarëve i kanë vlerësu ‘mirë’ ose ‘shumë mirë’ dhe asnjë nuk u vlerësu ‘pamjaftueshëm’”, ka shkruar ai, duke kërkuar vetting në drejtësi sa më parë.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sot lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares, duke i bërë fajtorë gjyqtarët dhe prokurorët për mos efikasitet në lëndët që kanë të bëjnë me dhunë dhe drejtësi selektive.

“Mijëra qytetarë, të mërkurën, kërkuan shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj për rastet e dhunës seksuale, dhe shkarkim të prokurorëve për neglizhencë ndaj këtyre rasteve”, ka thënë Kurti.

 “Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin. Është bërë kohë e gjatë me drejtësi selektive e të pabarabartë, barra e rëndë e së cilës bie mbi supet e viktimave, kryesisht gra dhe vajza. Mosndëshkueshmëria ndaj dhunuesve, e edhe ndaj atyre që po i sjellin këto vendime, është e papranueshme”, ka thënë Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti.

Në reagimin e tyre thuhet se “në raport me këtë çështje sillemi si institucione të përgjegjshme, të pavarura dhe profesionale dhe jo si disa institucione që përmes reagimeve me deklarata publike nuk përngjajnë në institucione shtetërore”.

Po ashtu, KGJK dhe KPK thonë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për trajtimin e rastit në fjalë me profesionalizëm./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?