Disa prej ministrave të Qeverisë së Kosovës me rastin e katërvjetorit të ndarjes nga kanë bërë homazhe e vendosur lule të freskëta tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Sot janë mbushur atër vjet që kur në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.
E për të nderuar figurën e kombit, sot ka bërë homazhe disa prej ministrave të Qeverisë Kurti, si Albulena Haxhiu, Xhelal Sfeçla dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në këtë rast, Haxhiu ka thënë se në ballë të kauzës për rezistencë kombëtare, Adem Demaçi ishte frymëzues dhe veprimtar shembullor, idealist i përhershëm, deri në vdekje.
“Sakrifica e tij e pakrahasueshme ishte referencë e popullit shqiptar, për idealet që s’thyhen, për idetë që nuk burgosen, për vullnetin që nuk shtypet. Adem Demaçi ishte tribun i cili gjallëroi mendjet dhe zemrat e një populli të tërë për të rrugëtuar në rezistencë me çfarëdo çmimi, deri në çlirimin përfundimtar të vendit. Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit, simboli i rezistencës kombëtare! ”, ka thënë Haxhiu.