Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra në “Info Magazinë” në Klan Kosova tha se edhe sot pret që Lëvizja Vetëvendosje ta jap emrin e njëjtë për kryeparlamentare.
Deliu – Kodra tha se nuk sheh që do të ketë rrugëdalje nga kjo bllokadë.
Nesër është përpjekja e shtatë për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit. Jam e bindur që partia që ka dal fituese do ta ketë emrin e njëjtë, e them këtë në bazë të deklaratave të tyre. Nuk shoh që do të kemi rrugëdalje nga kjo bllokadë”.
““Unë nuk e shoh të rrugës që ne duhet të përcaktojmë emrin sepse është çështje e tyre se cili do të jetë kandidati për të udhëhequr me Kuvendin e Kosovës”, tha Deliu – Kodra, transmeton Klankosova.
Ajo nënvizoi se Partia Demokratike nuk frikësohen nga zgjedhjet.