KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Delegacioni serb u largua nga takimi në Sarajevë pasi u përmend anëtarësimi i Kosovës në KiE
Politikë

Delegacioni serb u largua nga takimi në Sarajevë pasi u përmend anëtarësimi i Kosovës në KiE

Kosova News
Kosova News 20:42 -12/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbledhja e komisioneve parlamentare për mbrojtje dhe siguri në Sarajevë. Bosnje e Hercegovinë, 12 qershor 2024.

Gjatë ditës së parë të takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, në Sarajevë, delegacioni i Serbisë dhe nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Radovan Kovaçeviq, kanë ndërprerë fjalimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe janë larguar nga konferenca.

Kjo u bë e ditur nga anëtari i delegacionit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, më 12 qershor.

Rexhaj shkroi se delegacioni i Kosovës u përball me “rrugaqërinë serbe”.

“Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaqë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, tha Rexhaj duke bërë të ditur se pjesëmarrës aty ishte bashkë me deputetin tjetër të Kuvendit të Kosovës, Erxhan Galushi.

Ai falënderoi deputetët e Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilët siç tha ai “u përballen me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë”.

“Ua tham troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Poashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviçit”, shkroi Rexhaj.

Agjencia e lajmeve e entitetit Republika Sërpska, SRNA raportoi se delegacioni serb me Kovaçeviqin – anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodi – u largua nga konferenca për shkak se “një anëtare e delegacionit kroat, Zdravka Bushiq, tha se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës”.

Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.

Në hapin e tretë – miratimin e anëtarësimit në Komitet të Ministrave – Kosova nuk është përfshirë në agjendë, pasi nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia dhe liderët e entitetit Republika Sërpska nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Takimi është një mbledhje e rregullt vjetore dyditore e përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, e organizuar nga Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të BeH, Qendrës Rajonale për Bashkëpunim të Sigurisë dhe Misionit të OSBE-së në BeH, me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Kontrollin e Forcave të Armatosura. / Radio Evropa e Lirë

“Me grushte në tavolina e mbyllje të mikrofonave”, Serbia tentoi të ndalë fjalimin e përfaqësuesve të Kosovës gjatë një takimi në BeH

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Kosova News 12/06/2024 12/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së
10:22 -18/06/2025
Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
10:00 -18/06/2025
Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë
09:39 -18/06/2025
Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari
09:14 -18/06/2025
Sonte nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë
08:47 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?