Policia e Kosovës njofton se të shtunën, në fshatin Gjurakoc të Komunës së Istogut ka arrestuar një person nën dyshimin për deklarim të rrejshëm.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, fillimisht i dyshuari në cilësinë e ankuesit kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe i kishin vendosur një karikator me tre fishekë.
Karikatori dhe fishekët janë konfiskuar nga policia ndërsa, i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, kur edhe kishte pranuar se kishte raportuar rrejshëm në lidhje me rastin.
Sipas të dyshuarit, raportimin e kishte bërë për shkak se me personat e dyshuar kishte një problem të mëhershëm.
I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


