KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarohet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit
Siguri

Deklarohet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit

Kosova News
Kosova News 12:56 -02/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Që nga paslufta, veriu i Kosovës ende është i tensionuar. Edhe pse jo vazhdimisht, në këtë anë shpesh herë ka patur eskalim të situatës e provokime nga më të ndryshmet nga ana e serbëve.

Ngjashëm ka ndodhur edhe së fundi, ku shumë qytetarëve serbë në veri po i digjen veturat e lokalet, në momentin që vendosin që të ri-regjistrojnë automjetet e tyre, të largojnë targat ilegale dhe të vendosin ato RKS.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur edhe mbrëmë, ku një serbi nga Zubin Potoku iu është djegur vetura e tipit “Hyundai”, me targat RKS.

Ngjarja ndodhi rreth orës tre të mëngjesit.

“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”,thuhet në njoftimin e policisë.

Por personi të cilit iu dogj vetura është Bojan Bozoviq.

Ai ka konfirmuar vetë rastin në fjalë, derisa ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier që reagoi në lidhje me këtë rast.

Ndër të tjerash ai tha se vetura e tij është regjistruar që mori e ka 16 vite regjistrim RKS.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht, një lajm i keq. Sonte i mbijetuam terrorit. Frikacakët ma kanë vënë zjarrin makinës në oborr përballë shtëpisë në orën 3 të natës së kaluar. Falenderojmë zjarrfikësit që u përgjigjën me shpejtësi dhe parandaluan djegien e shtëpisë. Dua të them se vetura nuk është riregjistruar dhe ka 16 vite regjistrim në RKS. Faleminderit ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier për dënimin e këtij akti çnjerëzor dhe shpresoj që institucionet kompetente të dalin me emrat e autorëve. Faleminderit edhe të gjithë njerëzve të mirë që janë me mua dhe familjen time në këto momente të vështira.

Lexo po ashtu:

Reagon ambasadori i ShBA-së, e dënon djegien e veturës me targa RKS në Zubin-Potok

Gjithashtu lexoni:

117 kundërvajtje në trafik para aksidentit fatal, Gashi dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në Ferizaj

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e bartte në çantën e krahut

TAGGED: Djegja e veturave në veri, Targat RKS
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?