Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha para nisjes së Samitit në deklaratën e dhënë për medie se kjo është një ditë historike jo vetëm për Tiranën, por edhe për marrëdhënien e BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Zyrtari i lartë tha se e ardhmja e Bashkimit Evropian është me Ballkanin Perëndimor dhe sot në samit do të nënshkruhen marrëveshje konkrete, për një të ardhme më të sigurt.
“Ky do jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që mbahet këtu, në një vend jo-anëtar. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me përpjekjet tona. Sot do të nënshkruam marrëveshjen për tarifat roaming. Lehtësim për bizneset, qytetarët, turizmi. Kriza energjetike do të jetë çështja tjetër. Është emocionuese të jesh këtu. E ardhmja e Evropës, është e ardhmja e fëmijëve tanë, do të jetë më sigurt me Ballkanin Perëndimor. Afrimi me rajonin është i rëndësishëm për ne”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.


