Është deklaruar e pafajshme e akuzuara Nadica Cvetkoviq lidhur me akuzë se në cilësinë e gardianes në burgun e Prishtinës dhe paraleen në Lipjan ka kryer krime lufte.
Deklarimin rreth fajesisë e ka kryer, pasi prokurori special Atdhe Dema e ka lexuar akuzën me të cilën e akuzuara ngarkohet.
Më 16 janar PSRK-ja ngriti aktakuzë kundë Nadica Cvetkoviq për vepren penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Cvetkoviq akuzohet se në mënyrë sistemaike ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare duke i kanosur për jetë e torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme si shkopinj gome, shqelma.


