KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklaratat për zbarkimin në veri, Vela: Nuk kërkohet miratim, por koordinim me KFOR-in
Politikë

Deklaratat për zbarkimin në veri, Vela: Nuk kërkohet miratim, por koordinim me KFOR-in

Kosova News
Kosova News 09:04 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka vizituar selinë e NATO-s dhe ka zhvilluar disa takime me zyrtarët më të lartë të Aleancës Veriatlantike, duke filluar me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg, pastaj me admiralin Rob Bauer, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, etj.

Lidhur me këto takime, shef i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në “Lajmet fundit” në RTK, tha se në të gjitha këto takime kanë qenë prezentë bashkëpunëtorët ushtarakë dhe ata profesionalë të këtyre dy zyrtarëve të lartë të NATO-s, të cilët mbulojnë Kosovën, qoftë në aspektin e bashkëpunimit në kuadër të Zyrës për Ndërlidhje dhe Bashkëpunim të NATO-s, që ekziston në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe që i ndihmon ngritjes së kapaciteteve të kësaj ministrie dhe FSK-së.

Vela, lidhur me deklarimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me presidenten Osmani për zbarkimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri, sqaroi se në atë deklarim ai i referohet shkëmbimit të letrave të vitit 2013, i cili ka të bëjë me zbarkimin e FSK-së në veriun e Kosovës.

“Pra një marrëveshje që është arritur në atë kohë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi”, derisa shtoi se është pak cinike të dëgjojmë sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të asaj kohe që të luajnë rolin e kukuvajkës dhe të thonë se paskan zbuluar diçka të re që FSK-ja të kërkojë të ketë një miratim paraprak që të shkojë në veri.

“Ata kanë qenë aktorë të drejtpërdrejtë në arritjen e asaj dakortësie nga institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa sa i përket Policisë së Kosovës, presidentja e ka diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe është qartësuar kjo situatë, që, në fakt, nuk kërkohet miratim paraprak i KFOR-it ose i NATO-s për zbarkim të Policisë në veri, por se është një kërkesë e KFOR-it për koordinim në kuadër të kompetencave që ka të bëjë me reaguesit e parë, të dytë dhe të tretë që parandalojnë ndonjë eskalim të situatës në veri”, ka deklaruar Vela.

Presidentja Osmani i përgjigjet Stoltenberg: Marrëveshja e vitit 2013 vlen për FSK-në, jo për Policinë

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?