KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarata e G7, forcohet trysnia ndaj Kinës dhe Rusisë
Botë

Deklarata e G7, forcohet trysnia ndaj Kinës dhe Rusisë

Kosova News
Kosova News 22:54 -20/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara forcuan shqetësimin pë rritjen e kërcënimit ushtarak dhe të sigurisë ekonomike nga Kina dhe i bënë thirrje Pekinit të ushtrojë trysni ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin ushtarak dhe të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

Në deklaratën e takimit të nivelit të lartë të G7-ës në Hiroshimë, të Japonisë, grupi i 7 vendeve më të pasura kritikoi përdorimin e “trysnisë ekonomike” nga ana e Kinës, rritjen e pranisë ushtarake në Detin e Kinës së Jugut, dhe “veprimet e saj ndërhyrëse” që synojnë të cënojnë sigurinë e diplomatëve, integritetin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik.

Edhe në deklaratë, vendet e G7-ës u zotuan “për mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, ndërsa përballet me agresionin e paligjshëm nga Rusia”.

Grupi, i cili përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian, tha se nuk synohet dëmtimi i Kinës dhe as pengimi i zhvillimit ekonomik të saj, ndërsa i bëri thirrje Pekinit që të angazhohet me G7-ën për klimën, ristrukturimin e borxhit të vendeve në zhvillim, shëndetin global dhe stabilitetin makroekonomik.

Trysnia ekonomike

Më herët të shtunën, drejtuesit e G-7ës shpalosën “Platformën e Koordinimit për Trysninë Ekonomike”, një kornizë e re për t’iu kundërvënë përdorimit të praktikave ndëshkimore tregtare për qëllime politike. Ky kuadër, perceptohet se i kundërvihet Kinës, megjithëse ajo nuk përmendet me emër.

Me një deklaratë, vendet e G7-ës u shprehën se korniza e re do të shtojë masat “studimore, përgatitore, parandaluese dhe reaguese”, për të “eksploruar përgjigje të koordinuara, kur të jenë të përshtatshme, dhe për t’iu kundërvënë trysnisë ekonomike”, në përputhje me kuadrin ligjor të vendeve anëtare.

“Këto mjete të sigurisë ekonomike përfshijnë hapa për të rindërtuar qëndrueshmërinë në zinxhirët tanë të furnizimit. Ato do të përfshijnë edhe hapa për të mbrojtur kontrollin e eksporteve dhe masa për investimet e jashtme”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan gjatë një seance informimi të shtunën në Hiroshimë.

Nga Pekini, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin, reagoi të premten në lidhje me masat e planifikuara.

“Nëse takimi i G-7ës dëshiron të diskutojë çështjen e trysnisë ekonomike, më mirë le të diskutojë fillimisht se si Shtetet e Bashkuara ushtrojnë trysni ndaj gjashtë vendeve të tjera anëtare”, tha ai./VOA

Gjithashtu lexoni:

Gjermania ashpërson ligjet e imigracionit, ndalon bashkimin familjar për këta persona

Një djalë 4-vjeçar vdes nga uria në Gaza për shkak të bllokadës izraelite

Gjatë inaugurimit të luftanijes u dëmtua një pjesë e saj para syve të Kim Jong-Un, Koreja e Veriut fillon me arrestimin e  përgjegjësve

Zelensky: Heshtja e Amerikës vetëm sa e inkurajon Putinin

Murtaja e Zezë nuk e shkatërroi Britaninë – ajo e shpëtoi

Kosova News 20/05/2023 20/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani: Me mbështetjen e ShBA-së po i forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt dhe më të qëndrueshëm
22:35 -25/05/2025
Tenton t’i ikën policisë me 25 kg kokainë në veturë, përplaset me shtyllën dhe humb jetën shqiptari në Itali
22:17 -25/05/2025
BMW zbulon M2 CS të shumëpritur
22:14 -25/05/2025
Tre shqiptarët e vdekur në aksidentin në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare
21:30 -25/05/2025
Ferizaj, arrestohen dy burra pasi gjuajtën me armë gjatë ahengjeve familjare
20:34 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?