KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Defender-Europe’23”, Ushtria e Kosovës pjesë e përgatitjeve planifikuese në Budapest
Siguri

“Defender-Europe’23”, Ushtria e Kosovës pjesë e përgatitjeve planifikuese në Budapest

Kosova News
Kosova News 13:14 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke marrë pjesë në fazën planifikuese të stërvitjes së përbashkët “Defender-Europe’23” që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamje nga ekipi i FSK-së teksa tha se pjesë e këtij ushtrimi janë 25 vende anëtare të NATO-s.

“Ekipi planifikues i FSK-së së bashku me ekipin e forcave amerikane dhe forcave tjera aleate janë duke zhvilluar konferencën finale planifikuese katërditore të Stërvitjes “DEFENDER- Europe’23” në Budapest të Hungarisë. Stërvitja “DEFENDER- Europe’ 23″ është stërvitje e shkallës së gjerë që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë me forcat e vendeve aleate të 25 vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj”.

Tutje, Mehaj tregoi se cilat janë objektivat e FSK-së në këtë stërvitje që merr pjesë me mbi 1,300 pjesëtarë.

“Vendi ynë do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje dhe FSK merr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë. Objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore” ka shkruar Mehaj në rrjetin social.

Gjithashtu lexoni:

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan

Dy të arrestuar pas një konflikti familjar me lëndime trupore në Prishtinë

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“E gjithë bota po vëzhgon”, nisin bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
14:20 -02/06/2025
Bislimi takon Sorensenin në Bruksel
13:55 -02/06/2025
Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″
13:24 -02/06/2025
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
13:05 -02/06/2025
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?