Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë, mbahet sot Dita e Vizitorëve të Shquar, në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”
.FSK-ja ka njoftuar se ngjarja do të jetë e hapur për media ku të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore si dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s e oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim.
“Forca e Sigurisë e Kosovës me këtë rast, përmes skenarëve do të shfaqë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thuhet në njoftim.
“Defender 2025” është ushtrim që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe është stërvitja më e madhe që zhvillohet në Evropë, me përfshirjen e më shumë se 25 mijë trupave nga SHBA-ja dhe vendet partnere.