KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Debat Zyba-Berisha për çështjen e pensionit të veteranëve
Politikë

Debat Zyba-Berisha për çështjen e pensionit të veteranëve

Kosova News
Kosova News 22:42 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje


Çështja e votimit në Kuvend në parim e projektligjit për pagën minimale dhe kundërshtimet nga ana e veteranëve të luftës së UÇK-së është tema e debatit të sotëm në “RTK Prime”.

Deputeti i LVV-së, Salih Zyba ka thënë se solidarizohet me nevojat dhe kërkesat e veteranëve të luftës, por nuk pajtohet me materializimin dhe keqpërdorimin e veteranëve për të dalë në protesta nga opozita.

“Konsideroj që është për t’u diskutuar, për të vepruar por jo për t’u ngutur. Kur e them këtë mendoj që nuk duhet ndikuar nga subjekte dhe individë që nuk e kanë angazhimin dhe përkushtimin për këto vlera dhe për ndryshimin e gjendjes së tyre. Ata që e kanë filluar paralajmërimin edhe përmes seancave në Kuvend, më pas kanë nxitur dhe kanë tejkaluar edhe bërjen opozitë dhe përfaqësimin e interesave të shoqatave në këtë rast”, ka thënë Zyba.

Ai ka thënë se ka nevojë për ndryshim të gjendjes së veteranëve, e cila ka qenë në vazhdimësi e rëndë, e jo vetëm në këtë periudhë të qeverisë aktuale.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se solidarizimi qytetar me veteranët është ky që ndodhi në sheshe, derisa solidarizimi politik e ligjor duhet të ndodhë në Kuvend dhe në Qeveri.

“Solidarizim me veteranët nuk është kjo çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Përjashtimi nga Ligji për pagën minimale nuk është solidarizim. Ligji i ri për pagën minimale është shkelje e dy ligjeve të mëparshme. Tendeca për t’u arsyetuar se do ta bëjmë me një ligj të veçantë sepse këta po e pengojnë njëri-tjetrin nuk qëndron. Asnjë logjikë ligjore e financiare nuk mund ta thotë këtë“, ka thënë Berisha.

Në anën tjetër, Time Kadrijaj nga AAK ka thënë se tendenca e deputetit të VV-së për të fajësuar partitë që ishin në pushtet në të kaluarën nuk qëndron.

“Ne asnjë ligj që kërkohen 2/3 nuk e kemi stopuar, por e kemi votuar për. Ndërsa, për shumicë të thjeshtë ju i keni shumicën absolute që mund t’i kaloni”, ka thënë Kadrijaj. Ajo ka theksuar se AAK do ta votonte projektligjin për pagën minimale sikur të mos eliminoheshin prej rritjes së pagës minimale veteranët e luftës, personat e verbët dhe ata paraplegjik e tetraplegjik./RTK/

Gjithashtu lexoni:

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm
20:42 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?