KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Debat e votim sipas nenit 27”, pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur
Politikë

“Debat e votim sipas nenit 27”, pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur

Kosova News
Kosova News 15:05 -31/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet e tij me dyer të mbyllura. Ky Kuvend do të vendosë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të partisë ose jo pas votëbesimit të kërkuar nga ai.

Kuvendi para vetes kishte pesë pika për shqyrtim dhe fjalimin e Abdixhikut e pasoi hapja e debatit, e cila u mbyll për media.

Pas kësaj pike, në rend është shqyrtimi dhe votimi sipas nenit 27 pika 1 të statutit të LDK-së dhe përfundimi i punimeve të Kuvendit.

Neni 27.1 i statutit të LDK-së thotë: Për punën e tij, Kryetari i përgjigjet Kuvendit të LDK-së. Me propozimin e 1/3 së anëtarëve të Kuvendit, mund të ngrihet çështja e votëbesimit të Kryetarit. Votimin për besim mund ta ngrejë edhe vetë Kryetari.
Gjatë fjalimit të tij gati njëorësh, Abdixhiku e ofroi dorëheqjen e tij për shqyrtim te delegatët e Kuvendit.
“Me përgjegjësi të plotë morale e politike, ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit. Nuk e bëj këtë për të shmangur përgjegjësinë, por për ta përmbushur si detyrim moral. S’e bëj këtë për të krijuar krizë. Prandaj, ju pyes çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar dhe me të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi, me dinjitet dhe me plot besim”, tha ai gjatë fjalës para Kuvendit.
Gjatë fjalimit, Abdixhiku pati kritika për “sulme” ndaj tij edhe brenda partisë, ndërsa tha se në “LDK-në demokratike”, kryetari është gjithmonë tabelë qitje meqë është “i ndryshueshëm”. Ai bëri thirrje që të ringritet LDK-ja me unitet dhe pa përçarje.
Në fund të fjalimit, për Abdixhikun pati duartrokitje nga bashkëpartiakët e tij, të cilët u ngritën edhe në këmbë, por jo të gjithë.

Në rreshtin e parë u panë të ulur Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti e Arben Gashi. Të tre kanë qenë kritikë për Abdixhikun pas rezultatit të dobët që mori kjo parti më 28 dhjetor.

Para nisjes së Kuvendit, Abdixhiku tha se brenda tij do të ketë debat e diskutime dhe më pas do të votohet për të.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 31/01/2026 31/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?