KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Data për reciprocitet me Serbinë, Kurti: 1 shtatori do të jetë ditë normale
Politikë

Data për reciprocitet me Serbinë, Kurti: 1 shtatori do të jetë ditë normale

Kosova News
Kosova News 13:32 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 1 shtatori do të jetë një ditë normale. Ai është përgjigjur kështu gjatë intervistës për BBC-në në gjuhën serbe, e botuar të martën, kur u pyet për datën kur pritet të nisë reciprociteti për lëshimin e dokumenteve për hyrje dalje për shtetasit serbë.

Kurti tha se pas 1 shtatorit, ose do të ketë lëshim të dokumenteve siç bën Serbia me shtetasit e Kosovës, ose të dyja vendet do t’i heqin këto dokumente të përkohshme.

Vendimi për lëshimin e këtyre dokumenteve që zëvendëson letërnjoftimin është shtyrë për një muaj, me kërkesë të ndërkombëtarëve.

“I kam thënë (presidentit serb, Aleksandar Vuçiq v.j.) pranoji dokumentet, më tha jo se kështu e pranoj pavarësinë e Kosovës. Edhe pse kjo nuk është e vërtetë, pasi edhe Rumania, Sllovakia, Qipro nuk e njohin pavarësinë, por dokumentet e Kosovës, po”, tha Kurti.

- Reklamë -

Ai ka folur edhe për targat që Serbia i lëshon në emër të qyteteve të Kosovës. Për këtë, Qeveria ka dhënë afat prej dy muajsh për t’i ndërruar.

Sipas Kurtit, Beogradi është i frikësuar se serbët në Kosovë po e pranojnë realitetin.

Zyrtarë serbë në vazhdimësi kanë thënë se këto vendime të Kosovës janë të papranueshme dhe se “ato mund të implementohen vetëm me dhunë”.

Si edhe më parë gjatë dy dekadave të fundit, në veri të Kosovës, serbët lokalë nën udhëheqjen e bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, më 31 korrik ngritën përkohësisht barrikada për të kundërshtuar vendimet e autoriteteve të Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, shkruan KosovaNews.

Situata shkonte duke u tensionuar dhe pas ndërhyrjes e në koordinim me faktorin ndërkombëtarë, sidomos ShBA-në, Qeveria e Kosovës u pajtua që të shtyjë zbatimin e këtyre vendime për një muaj, pasi të hiqeshin barrikadat.

Kryeministri Albin Kurti edhe ditë më parë ka akuzuar Beogradin zyrtar për një fushatë të dezinformimit sa i përket vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.

Kurti në një paraqitje për media tha se ka pasur rrezik që situata në veri të përshkallëzohej në konflikt të armatosur për shkak të “frikës së inektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Kryeministri ka bërë të ditur se ka dyshime për infiltrime nga Rusia pasi, sipas tij, Kremlini po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin dhe, në veçanti, për ta sulmuar Kosovën.

ShBA i jep të drejtë kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve të Kosovës

Është ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili u ka dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës në veprimet e tyre të fundit, duke thënë se dy masat e Qeverisë së Kosovës, ajo për reciprocitet për dokumente dhe ajo për targa, ishin në përputhje me faktorin ndërkombëtar.

“ShBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social.

Më i qartë ka qenë i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët më 5 gusht, Escobar tha se për Shtetet e Bashkuara, çështja e Kosovës “nuk është çështje e hapur”, pasi Uashingtoni dëshiron që Kosova të njihet prej të gjitha shteteve të BE-së dhe të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Madje edhe vitin e kaluar kur është pyetur se pala kosovare do të vendos masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, zyrtari amerikan Escobar tha se “Kosova ka pasur të drejtë ta bëjë këtë…”.

Gjithashtu lexoni:

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë
18:29 -04/06/2026
Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?